YouTuber-i amerikan i njohur IShowSpeed, i cili njihet për sfidat dhe video provokuese, ka shkaktuar bujë në internet me një sfidë të jashtëzakonshme: ai ka vrapuar kundër një gepardi, kafshës më të shpejtë tokësore në botë, gjatë turneut të tij në Afrikë.
Në videon e publikuar në kanalin e tij, Darren “IShowSpeed” Watkins Jr. prezanton sfidën me një energji të jashtëzakonshme dhe deklaron: “Do të garoj me këtë gepard sot!”
Para fillimit të garës, gepardi papritur i gërvisht këmbën, duke lënë dy shenja të dukshme, por kjo nuk e ndaloi YouTuber-in. Ai vendosi të vazhdojë sfidën dhe pozicionohet në vijën e startit për sprintin epik.
Gara ndodhi në një pistë të kontrolluar, ku shpejtësia e njerëzve krahasohej me atë të gepardit, kafsha që mund të arrijë 100-120 km/orë, shumë më shpejt se rekordi njerëzor i vendosur nga Usain Bolt (44,72 km/orë). Sipas raportimeve, gepardi e përfundoi sprintin pak para IShowSpeed, duke treguar superioritetin e tij natyror.
Videoja ka marrë mijëra komente dhe miliona shikime në rrjetet sociale, me fansa të mahnitur nga guximi i YouTuber-it dhe shpejtësia e pabesueshme e gepardit. Disa e komentojnë si “sfidë epike”, të tjerë si “moment viral që nuk mund ta besosh”.
Kjo sfidë është pjesë e serisë së videove të tij “Speed Does Africa 2026”, ku IShowSpeed eksploron kulturat, sportet dhe momentet më të pazakonta gjatë turneut të tij afrikan./ E.K
I Raced A Cheetah! ???????? pic.twitter.com/fbS4Nei8Nd
— Speed⭐️ (@ishowspeedsui) January 3, 2026
Burimi: NDTV
Cfare eshte gepardi? Nuk ekziston si fjale as ne shqip as ne ndonje gjuhe tjeter. Kafsha ne foto eshte cheetah.