“Martesën time e quaj padiskutim një ferr”, moderatorja shqiptare bën rrëfimin prekës për jetën me ish-bashkëshortin

6 Janar 2026, 09:00Lifestyle TEMA
“Martesën time e quaj padiskutim një ferr”, moderatorja

Moderatorja shqiptare Hygerta Sako ka bërë një rrëfim tronditës për një nga periudhat më të errëta të jetës së saj, duke ndarë me publikun dhimbjen, humbjet dhe sfidat që e kanë shoqëruar ndër vite.

Ajo tregoi se në mars të vitit 2020 humbi babain, vetëm tri ditë pasi ai kishte pësuar një sulm në tru, në një periudhë kur pandemia e COVID-19 sapo kishte paralizuar botën.

“Është një pamje që nuk do të më largohet kurrë nga mendja. Edhe sot, pas gjashtë vitesh, më rikthehet shpesh dhe më dhemb njësoj”, u shpreh ajo, duke theksuar se dhimbja u rëndua edhe më shumë nga rrethanat e asaj kohe.

Hygerta rrëfeu se për shkak të masave kufizuese, babanë e përcolli për në banesën e fundit me vetëm 39 persona.

“M’u duk sikur e humba për herë të dytë. Më 12 mars u vendos karantina dhe mbeta e izoluar në shtëpi vetëm me mamin dhe vajzën”, tha ajo.

Por përtej humbjes së babait, moderatorja foli hapur edhe për martesën e saj, të cilën e përshkroi pa hezitim si “një ferr”, duke treguar se ajo periudhë i ka lënë plagë të thella emocionale.

Rrëfimi më tronditës erdhi kur ajo foli për vajzën e saj, e cila po përjetonte bullizim të vazhdueshëm në shkollë.

“E gjeta në një gjendje shumë të rëndë… po priste dorën”, tha Hygerta, duke përshkruar një moment që e ka shkatërruar si nënë.

Në fund të këtij rrëfimi emocional, Hygerta u surprizua nga vajza e saj gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova 4, duke krijuar një nga momentet më prekëse për publikun./ E.K

1 Komente

  1. L
    Lani

    Sa gjynah? bullizimi eshte tmerr njerez foluni femijeve mos te bullizojne ne shkolle prinder folni kopilave te juaj qe mos te bullizojne

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje