Edhe pse ende aktiv në fushë, Lionel Messi ka nisur të mendojë për jetën pas futbollit. Ylli argjentinas ka dhënë një intervistë për kanalin Luzu TV në Argjentinë, ku ka folur jo vetëm për planet e tij të ardhshme profesionale, por edhe për jetën personale dhe marrëdhënien me bashkëshorten e tij, Antonela Roccuzzo.
Messi ka zbuluar se nuk e sheh veten në rolin e trajnerit pas daljes në pension, por ëndrra e tij është të bëhet pronar i një klubi futbolli.
“Sinqerisht nuk e shoh veten si trajner. Më pëlqen ideja e menaxherit, por nëse duhet të zgjedh, do të doja të isha pronar. Do të doja të kisha klubin tim, ta nisja nga poshtë dhe t’u jepja fëmijëve dhe njerëzve mundësinë për t’u rritur dhe për të ndërtuar diçka të rëndësishme”, u shpreh Messi.
Përtej futbollit, ai u ndal edhe te jeta familjare, duke treguar se është shumë i fiksuar pas rregullit dhe organizimit, diçka që me kalimin e viteve e ka “infektuar” edhe Antonelën.
“Tani jemi në të njëjtin nivel, por në fillim ajo ishte një katastrofë. Unë i rendis rrobat sipas ngjyrave, përgatis gjithçka para stërvitjes dhe nuk më pëlqen që dikush të më prekë gjërat e mia”, tregoi ai me humor.
Messi foli edhe për fëmijët e tyre, duke thënë se Thiago i ngjan shumë atij për nga karakteri, ndërsa Mateo dhe Ciro janë më të ngjashëm me Antonelën.
Në fund, kampioni botëror tregoi edhe anën e tij romantike, duke pranuar se ndjenjat për Antonelën kanë lindur që në fëmijëri.
“Është e vështirë për mua të shpreh veten me fjalë, por më pëlqen ta bëj personin që dua të ndihet mirë. Antonela më pëlqente që kur isha i vogël”, përfundoi Messi./E.K
Burimi: Luzu TV
Bravo or djalë! Edhe mu më ka pëlqy 'Antonela' ime që kur isha i vogël,por çkam 'vujt' unë për t'ja prish menjen se isha 'bregris' dhe edhe pse e kam fitu atë dhe jetojmë 'të lumtur' në fukarallik ,se zgjodhëm 'gabim' tu shku nga bibloteka në biblotekë gjithl jetën,nuk më merr asnjë në intervistë edhe pse kam 100 talente të pashprehura dot nga realiteti toksik ku jam rritur,që ia ka mbyllur dyert meritokracisë,kur ti vetëm ti biesh topit di dhe ja,jo vetëm je në majë,paçka se për hir të vërtetës e ke merituar,por ama nuk prodhon e ndërton gjë,thjesht zbavit njerzit dhe prap fiton aq shumë sa nuk di ku të çosh paratë.Por a është kjo e drejtë për një botë të drejtë!? Jo,modeli yt është 'lavazhi'i suksesshëm për brezat e rinj ,se nuk është thjesht suksesi si futbollist,por paraja madhe që fiton prej suksesit dhe që të veçon ty nga miliona të tjerë nëpër botë që kërkojnë të bëhen si ty ,të pasur sa më shpejt të jetë e mundur. Por ajo që ndodh më pas është se ëndrra e parealizuar është zhgënjimi më i madh i tyre ,është pasoja më e madhe në jetët e tyre se suksesi yt,të cilën falangat mediatike të rrisin vlerën për interesat e tyre,por ti ske pse shmangesh e ke pranuar këtë botë që ty të ka ndërtuar dhe të sjell vetëm para,që të lumturon ty,por që 'helmon' të ardhmen e mijra e miliona fëmijëve të tjerë nëpër botë.Prandaj kjo më irriton e do doja që ta shkatrroja këtë lloj pasurie nëpërmjet ligjeve të forta ku futbollistët të mos paguhen më shumë se një rrogë,se thjesht janë 'kllounë' dhe jo mbretër,por deri atëhere po të them; Fuck you and your interview!
Ashtu te leverdise tashti, por nqfse te fejuarit te meparshem te Antoneles nuk do ti kishte ndodhur aksidenti fatal, ti do ishe me nje Antonele tjeter,sepse Ajo e kishte zgjedhur princin e vet.
Var-i! Kjo që kërkon ti, që secili të mjaftohet me një rrogë, është thjesht komunizëm. Personalisht nuk jam edhe aq shumë dakord. Talenti shpërblehet. Një piktor, një futbollist, një shkrimtar, një skulptor etj etj, mund të fitojë edhe më shumë se të tjerët. Barazia është diçka e dëmshme dhe e rrezikshme. Vetë natyra është kundër barazisë. Ka krijuar edhe tigrin edhe maçokun! Nuk duhen penguar talentet, por shteti duhet të mendojë për një jetë me dinjitet për të gjithë. Unë psh nuk kam asgjë kundër Bezos (Amazon) dhe Zuckenbergut (Meta). Ata nuk i kanë futur dorën në xhep ndonjërit. Pasurinë e kanë krijuar me punën dhe gjeninë e tyre. Bota është bërë më e bukur që kur Bill Gejt shpiku Window-n! Barazinë e varfërisë nuk e duroj dot. Dikush ka 5 fëmijë, dikush tjetër 1. Ky i fundit do të jetojë më mirë se ai që ka 4 frymë më tepër për të mbajtur. Dikush është inteligjent, punëtor, - tjetri dembel dhe di vetëm ta harxhojë rrogën në pijetore. Këta nuk mund dhe nuk duhet të jenë të barabartë. Utopi dhe e padrejtë.