Brigitte Bardot përcillet për në banesën e fundit në Saint-Tropez: Djali me të cilin kishte marrëdhënie të vështirë i bën homazhe

7 Janar 2026, 14:49Lifestyle TEMA
Brigitte Bardot përcillet për në banesën e fundit në
Credits: Reuters

Ikona e kinemasë franceze, Brigitte Bardot, është përcjellë për në banesën e fundit në Saint-Tropez, qytetin ku ajo jetoi për më shumë se gjysmë shekulli pasi u tërhoq nga kinemaja në kulmin e famës së saj.

Ceremonia mortore u zhvillua në kishën Notre-Dame-de-l’Assomption, ku u dëgjua kënga “Ave Maria” në interpretimin e Maria Callas. Të pranishëm ishin bashkëshorti i saj Bernard d’Ormale, familjarë të afërt, si dhe personalitete të njohura nga jeta publike franceze.

Një nga momentet më prekëse të ceremonisë ishte prania e djalit të saj, Nicolas-Jacques Charrier, me të cilin Bardot kishte pasur një marrëdhënie të vështirë ndër vite. Megjithatë, ai mori pjesë në funeral dhe vendosi një tufë lulesh me mbishkrimin “Për Nënën”, duke emocionuar të pranishmit.

Brigitte Bardot kishte folur hapur në të kaluarën për faktin se nuk kishte dashur të bëhej nënë dhe ia kishte besuar rritjen e djalit ish-bashkëshortit të saj, aktorit Jacques Charrier, me të cilin ishte e martuar nga viti 1959 deri në vitin 1963.

Qindra admirues u mblodhën në Saint-Tropez për t’i dhënë lamtumirën ikonës së ekranit, duke ndjekur ceremoninë përmes ekraneve gjigante të vendosura në port dhe sheshe të qytetit.

Brigitte Bardot ndërroi jetë më 28 dhjetor 2025, në moshën 91-vjeçare. Bashkëshorti i saj konfirmoi se ajo humbi betejën me kancerin, ndërsa deri në frymën e fundit mbeti e përkushtuar ndaj kauzës së saj më të madhe: mbrojtjes së kafshëve./E.K

Burimi: Reuters

4 Komente

  1. X
    X

    Funeral privat dinjitoz. Dhe nuk pranuan marrjen persiper nga shteti qe te ruanin privatesine.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jeta thjesht nje enigme

      Dhe ne mbetem me kujtimet e filmave, ku ne ishim bashke me te, qe beheshin dhe me te ndjere, kur Bardo ish gjalle.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adieu

        U prehte ne paqe ikona e Frances

        Përgjigjjuni
        1. X
          X

          Filma qe eshte e veshtire te besosh se beheshin ne ate kohe kur ne Shqiperi grate nuk guxonin te nxirrnin as gjurin. Ne France e ne Perendim, dilnin lakuriq,

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje