Krijuesi i videos 10-orëshe të oxhakut në YouTube raportohet se ka fituar mbi 1 milion dollarë

7 Janar 2026, 15:26Lifestyle TEMA

Krijuesi i videos 10-orëshe të oxhakut në YouTube raportohet se

Një video e thjeshtë e publikuar në YouTube në vitin 2016 raportohet se i ka sjellë krijuesit të saj më shumë se 1 milion dollarë të ardhura, duke u kthyer në një nga shembujt më të pazakontë të suksesit në platformë.

Bëhet fjalë për videon e titulluar “Fireplace 10 hours full HD”, e cila shfaq pamje të një oxhaku që digjet për 10 orë rresht. Pavarësisht se përmbajtja është minimale dhe kanali nuk ka pothuajse asnjë video tjetër, ajo ka arritur të grumbullojë mbi 156 milion shikime dhe rreth 111 mijë abonentë.

Sipas vlerësimeve të mediave të huaja, të ardhurat e krijuara nga kjo video llogariten mes 1 dhe 1.2 milion dollarëve, kryesisht falë reklamave të shfaqura gjatë kohës së gjatë të shikimit.

Ekspertët e platformës theksojnë se suksesi i videos lidhet me faktin se ajo përdoret shpesh si sfond relaksues, veçanërisht gjatë festave ose në ambiente pune, duke bërë që shikuesit ta lënë të hapur për orë të tëra. Kjo rrit ndjeshëm kohën totale të shikimit, një faktor kyç në përfitimet financiare nga YouTube.

Rasti ka rikthyer në vëmendje debatin mbi mënyrën se si përmbajtjet “evergreen”, edhe kur janë jashtëzakonisht të thjeshta, mund të gjenerojnë fitime të mëdha në platformat digjitale./E.K

Burimi: The Indian Express

Krijuesi i videos 10-orëshe të oxhakut në YouTube raportohet se

Lini një Përgjigje