Divorci i kushton shtrenjtë sportistit të njohur, detyrohet të shesë tri medalje ari olimpike për 400 mijë euro

8 Janar 2026, 11:12Lifestyle TEMA
Divorci i kushton shtrenjtë sportistit të njohur, detyrohet të

Ish-notari olimpik amerikan Ryan Lochte po përballet me vështirësi financiare pas divorcit nga bashkëshortja e tij, Kayla Reid, me të cilën ka tre fëmijë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se 41-vjeçari është detyruar të nxjerrë në ankand tri medalje ari olimpike, duke përfituar 385,520 dollarë, ose rreth 400 mijë euro.

Lajmi është bërë publik nga gazetari i njohur sportiv Darren Rovell për platformën CLLCT dhe është raportuar më pas nga Daily Mail.

Medalja me vlerën më të lartë ishte ajo e artë e stafetes 4×200 metra stil i lirë nga Lojërat Olimpike Pekin 2008, e fituar së bashku me Michael Phelps, e cila u shit për rreth 183 mijë dollarë. Ndërkohë, medalja e artë nga Athina 2004 u shit për afro 80 mijë dollarë, ndërsa ajo nga Rio 2016 për rreth 122 mijë dollarë.
Sipas burimeve pranë sportistit, divorci dhe kostot financiare që lidhen me të kanë qenë arsyeja kryesore që e kanë shtyrë Lochte drejt këtij vendimi të vështirë.

Kjo nuk është hera e parë që kampioni olimpik shet medalje. Në vitin 2022, ai kishte shitur disa medalje bronzi dhe argjendi për rreth 166 mijë dollarë, çka tregoi se problemet financiare kishin nisur prej kohësh, pas përfundimit të karrierës dhe humbjes së sponsorëve.

Vetë Lochte ka reaguar në rrjetet sociale, duke theksuar se për të medaljet nuk kanë qenë kurrë qëllimi kryesor:

“Nuk kam notuar kurrë për medaljet e arta. Qëllimi im ka qenë gjithmonë të jem një nga notarët më të mirë në botë.”

Megjithatë, realiteti i jetës pas sportit dhe një divorc i kushtueshëm duket se e kanë detyruar kampionin amerikan të ndahet nga disa prej trofeve më të çmuara të karrierës së tij./E.K

Burimi:Daily Mail 

1 Komente

  1. a
    anti25642654censurë

    me kursin e sotëm 385.520 $ bëjnë 330623.31€,jo rreth 400.000!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje