Një fitore që nuk matet me gola në fushë po festohet këto ditë nga mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi. Futbollisti dhe partnerja e tij, Marine Vinçeti, kanë përqafuar për herë të parë rolin e prindërve, duke mirëpritur në jetë një vajzë.
Lajmi i bukur është ndarë në rrjetet sociale përmes disa momenteve të ëmbla, ku çifti shpreh emocionin e ardhjes së vogëlushes me fjalët: “Mirë se erdhe princesha jonë”. Edhe pse ndjekësit janë kuriozë, emri i saj ende nuk është bërë publik.
Ky gëzim vjen disa muaj pasi dyshja kishte zbuluar se po prisnin një vajzë, duke ndarë pritjen e gjatë dhe emocionuese me fansat e tyre.
Një kapitull i ri sapo ka nisur për futbollistin kuqezi, këtë herë larg fushës së blertë, por me po aq emocion sa një gol vendimtar./E.K
Lini një Përgjigje