Futbollisti brazilian Neymar ka zgjedhur t’u tregojë ndjekësve të tij në Instagram, që numërojnë mbi 232 milionë, një pjesë të jetës së tij luksoze jashtë fushës së blertë.
33-vjeçari, aktualisht pjesë e Santos dhe ish-yll i Barcelonës, ka publikuar pamje nga vila e tij në Mangaratiba, pranë Rio de Janeiros, ku shfaqet koleksioni mbresëlënës i mjeteve luksoze, vlera e të cilave llogaritet mbi 50 milionë euro.
Në qendër të vëmendjes është një automjet i pazakontë: një replikë e makinës së Batmanit, e njohur nga filmat e DC Comics, me një vlerë rreth 1.3 milionë euro.
Por luksi nuk ndalet me kaq. Neymar ka zbuluar edhe avionin e tij privat, një Dassault Falcon 900LX, i personalizuar me inicialet e tij, i cili ka kapacitet për 14 pasagjerë dhe ofron ambiente si sallë pritjeje, dhomë gjumi dhe zonë ngrënieje. Vlera e avionit shkon deri në 40 milionë euro.
Në koleksionin e tij përfshihet gjithashtu edhe një helikopter Airbus H145, për të cilin ylli brazilian raportohet se ka shpenzuar rreth 8 milionë euro.
Me këtë postim, Neymar ka impresionuar ndjekësit në mbarë botën, duke zbuluar një tjetër dimension të jetës së tij luksoze, larg presionit të fushës së futbollit./ E.K
Burimi:GOAL.al
Lini një Përgjigje