Një rast që ka tërhequr vëmendjen e publikut britanik dhe më gjerë është ai i Tareena Shakil, ish-anëtare e ISIS, e cila pas vuajtjes së dënimit në burg ka kaluar një “kthesë” të papritur në jetën e saj.
Shakil, e cila në vitin 2014 udhëtoi fshehurazi drejt Sirisë bashkë me djalin e saj të mitur për t’u bashkuar me grupin terrorist, u dënua në vitin 2016 për nxitje të terrorizmit dhe anëtarësi në organizatë terroriste. Gjatë qëndrimit në zonat e kontrolluara nga ISIS, ajo kishte publikuar foto me armë automatike dhe simbole të organizatës, duke shfaqur mbështetje për ekstremizmin.
Pas lirimit nga burgu, Shakil ka deklaruar se ka kaluar një proces deradikalizimi dhe se i vjen keq për të kaluarën. Sot, ajo është aktive në TikTok si influencuese dhe jep këshilla për marrëdhënie dhe takime romantike. Në videot e saj, Shakil u mëson grave si të dallojnë sjelljet toksike tek meshkujt, si të sillen në takime të para dhe si të mos bien pre e manipulimeve emocionale.
Përveç këshillave për marrëdhënie, ajo publikon edhe përmbajtje mbi modën, udhëtime luksoze dhe stilin e jetës, duke u shfaqur në qytete si Parisi dhe pranë dyqaneve të markave të shtrenjta. Në disa video, ajo gjithashtu flet për fenë islame, duke theksuar se myslimanët nuk janë armiq të Perëndimit.
Rasti i Shakil ka ngjallur reagime të forta dhe është mbuluar nga mediat ndërkombëtare, të cilat vënë në dukje transformimin e saj nga “bride” e ISIS në influencuese dhe këshilltare për takime online.
Burimi: The Sun
Perendimi eshte idiot. Entuziasmohen se bishti qenit mund te drejtohet. Muti nuk behet marmalate. Vendosi etiketa sa te duash, prape mut mbetet. Mbajeni ne vemendje se do ju bej gjemen gjekundi.