Mattel ka prezantuar për herë të parë një Barbie me autizëm si pjesë e koleksionit për përfshirje dhe diversitet.
Kjo kukull i bashkohet koleksionit ku është edhe Barbie me Sindromën Down, një Barbie e verbër, një Barbie dhe një Ken me vitiligo dhe modele të tjera që kompania ka shtuar për t’i bërë kukullat e saj të modës më gjithëpërfshirëse.
Sipas Mattel, kukulla me autizëm u krijua për më shumë se 18 muaj në partneritet me Autistic Self Advocacy Network, një organizatë jo-fitimprurëse që mbron të drejtat dhe përfaqësimin më të mirë mediatik të personave me autizëm.
Qëllimi: të krijohej një Barbie që pasqyron disa nga mënyrat se si njerëzit me autizëm përjetojnë dhe përpunojnë botën përreth tyre.
"Kjo ishte një sfidë, sepse autizmi përfshin një gamë të gjerë sjelljesh dhe vështirësish që ndryshojnë shumë në intensitet, dhe shumë nga tiparet e lidhura me këtë gjendje nuk janë menjëherë të dukshme", tha Noor Pervez, menaxher i angazhimit komunitar në Autistic Self Advocacy Network, i cili punoi ngushtë me Mattel për prototipin e Barbie.
Ekipi i zhvillimit diskutoi nëse kukulla duhej të vishej me veshje të ngushta apo të lirshme. Disa persona me autozëm zgjedhin rroba të lirshme sepse janë të ndjeshëm ndaj ndjesisë së rrobave në lëkurë ndërsa të tjerë preferojnë rroba që i përqafon trupi./ E.K
Burimi: The Guardian
Pse të tjerat paskan qenë normal demek? Është redaktori i Tema gjithashtu me autizëm që lejon të tillë artikuj të publikohen?