1 – Vërtet burrat mendojnë për seksin çdo 7 sekonda?
Si fillim, të mos e ekzagjerojmë, ju lutemi shumë. Na pëlqejnë ëmbëlsirat, por cdo 7 sekonda i bie të na zërë diabeti.
Gjithsesi, sipas një studimi mbi sjelljen seksuale nga Edward Laumann (1994), rezultoi se në varësi të rrethanave, rreth 43% e burrave mund të kalojnë ditë të tëra, pa menduar qoftë edhe njëherë për seksin.
Gra, mos harroni, burrave vërtet u rri mendja te pjeshka por kanë edhe halle të tjera.
2 – Beqarët kanë jetë seksuale më të mirë se ata të martuarit?
Duket si logjike e pranueshme, por martesa nuk është burg për të gjithë.
Një studim nga National Opinion Research Center zbuloi se personat me partnerë fiks në varësi të moshës, kishin nga 28 në 400 % mundësi më shumë për të bërë seks.
Mendojeni ndryshe: kush i kap pulat më kollaj, hajdutii apo ai që i ka brenda kotecit të shtëpisë.
3- Sperma të shëndosh sepse ka shumë kalori?
Nuk e dimë sesi e kanë vërtetuar këtë por kemi dyshimet tona, sidomos kur imagjinojmë Pavarotin apo këngëtaren Adele.
Lëngu seminal përbëhet nga uji, vitamina C, calciumi dhe magnezi. Përmban edhe fruktozë, por çdo ejakulim ka vetëm 5 deri në 7 kalori. Është e pamundur që kjo substancë të të shëndoshë – thotë kërkuesja Rachel Vreeman nga Indiana University e cila nuk shpjegon sesi arriti në këtë përfundim.
Thonë se burri i saj, menjëherë pas studimit, ka marrë arratinë e nuk dihet ku është.
4- Ta rruash kokën ose mjekrën, përmirëson qimen?
Mos e ngatërroni rruajtjen, me krasitjen!
Sikur kjo të ishte e vërtetë, bota nuk do kishte më tullacë – thotë Dr.Aaron Caroll i Indiana University. Mjekra mund të duket më e imët ose më e dendur, në varësi të dritës së diellit, por vetëm kaq.
Kot nuk ka dalë ajo shprehja “Mos e rruaj fare!”.
5- Burrat më këmbë të madhe kanë pallosh të madh?
Është e vërtetë që zhvillimi i këmbëve dhe i penisit (ashtu si dhe ai i klitoridit dhe gishtave) influencohet nga i njëjti gen. Megjithatë, në 104 burra të studiuar nga St.Mary Hospital në Londër, nuk u gjetën lidhje mes gjatësisë së këmbëve dhe asaj të penisit.
Por nuk ka nevojë për panik. Ne burrat do të vazhdojmë ta mbajmë gjallë këtë legjendë! / Punë Burrash
Lini një Përgjigje