“Arrestimi në sy të fëmijës”, rrëfimi i Elsa Lilës: Përfundova në një dhomë izolimi! Nuk ia uroj askujt…

13 Nëntor 2024, 18:55Lifestyle TEMA
“Arrestimi në sy të fëmijës”, rrëfimi i

Këngëtarja Elsa Lila, e ftuar sot në “Ftesë në 5” rrëfeu detaje nga libri i saj i parë, “Mirë se erdhe në Rebibbia”, një autobiografi për arrestimin dhe burgosjen e saj në mars të vitit 2022.

Artistja zbuloi se autobiografia është e shkruar në vetë të parë dhe në kohën e tashme, për ta lënë lexuesin të përfshihet në përjetimin e saj.

“Këtë libër e kam shkruar që në burg në kokën time. E kam përjetuar atë eksperiencë në prespektivën e një libri të ardhshëm. Teknika që unë kam zgjedhur për ta rrëfyer këtë gjëmë, këtë bëmë, këtë aventurë është veta e parë dhe koha e tashme.

Por jo në formë ditari, e kam shkruar me idenë që ju së bashku me mua ta përjetoni tani, në këtë moment, sikur ka ndodhur tani ngjarja. Dhe çdo aksion përjetohet së bashku me mua, edhe nëpërmjet tingujve”.

Momentin më traumatik, Elsa Lila cilëson arrestimin në sy të vajzës, ndërsa për burgosjen, thotë se “nuk ishte dhomë paraburgimi, por izolimi”.

“Përfundova në një dhomë izolimi, jo paraburgimi. Kur nisa të shkruaja për ato dy orë të prezencës së policisë në shtëpinë time, kaq shokuese ishte sa sa më shumë gërmoja në kujtimet e mia të atij mëngjesi herët, aq më shumë faqet shtoheshin. Ai prologu i arrestimit zgjat rreth 20 faqe. Ka qenë më i fortë momenti i arrestimit se sa përjetimi më pas.

Unë nuk them para burgosjes dhe pas burgosjes, përmend fjalën arrestim. Jeta më arrestohet në atë moment. Nuk ia uroj askujt, sidomos atyre që janë pafaj dhe kanë përfunduar në ‘aventura’ si kjo imja”.

8 Komente

  1. M
    Mallistja

    Mami droga..Sa histori të besueshme që sajon...

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      mami mallistja ,keshtu eshte kur do te jetosh ne luks pa punuar asnje dite

      Përgjigjjuni
      1. p
        paemer

        shpjego pergjimet telefonike ate bej ,mos bej te padituren kot.Ke mbajtur ne shtepi parate e droges dhe blloqet ku shenojne cdo gje ,ke strehuar njerez ne kerkim me vetedije te plote madje ju ke sugjeruar edhe deren e pasme nese vinte policia .... ja ku i ke ,shpjegoji pak keto komunikime dhe thuaj qe se dije fare aktivitetin e ketyre tipave ... "I tërhoqa nga Elsa ... i kisha lënë mënjanë tek Elsa,,,, cfarë të bëjmë...""I kemi shkruar të gjitha... librin e kam lënë tek Elsa... llogaritë... Elsa: Kur të iki në gusht merr çelësat e shtëpisë time, në një dhomë do jetë Raina, në tjetrën ti... Elsa: Shih e bë... unë po të lë një palë çelësa... mbyllu aty, ndrysho vend Boci: Po më vë në siklet..Elsa; Kuptove o jo? Po te le nje kopje çelësash. Elsa: E di dhe ku është rrugica, tek mermeristi, parko makinën aty... është vend yll... ke dhe rrugëdalje e mund të ikësh pa problem.. Elsa: Mos harro kutinë e Babbo Natale-s është atje poshtë Boci: Po Po Elsa: Është tek ajo mobilje që di ti, aty prapa.... atu është ajo e Babbo Natales....e aty brenda ështa ajo që di ti, ajo që t'i ke lënë...e mos harrro. inkubi im është aty.. Boci: Jo e dashur jo, është gjithcka qetë, e kemi pastruar shtëpinë s'kemi gjë ilegale.... Elsa: unë nuk kam frikë nga shteti (nga forcat e rendit) kam frikë nga hajdutët... mua nuk më vjen askush nga shteti të më kontrolloj, unë tek shteti shkoj cdo ditë.. Elsa: I dashur duhet të gjesh një mik brenda aparatit shtetëror... kjo është zgjidhja si ta gjesh një mik të tillë...një mik, grep në shtet shërben si në Shqipëri, ti e di... është një e mirë sepse të shpëton kushdoqoftë në qeveri, duhet të kesh një dhe aty.. në aparatin shtetërir, duhet gjetur mënyrë se dhe këtu ka njerëz të korruptuar. Boci: Eh shumë Elsa: Prandaj por të them se nuk duhet të jetosh me këtë terror,... se këtu kanë jetuar nejrëz që nuk dua t'i them emrin... ata me M Boci: Mos na kanë vënë ndonjë Big Brother këtu? Elsa: Bëj një kontroll ka instrumente për këtë punë, që i gjejnë... si këto që ke ti...

        Përgjigjjuni
        1. l
          luli

          elsa ka pas dijeni per aktivitetin,i ka ndihmuar qe te jen te kujdesshem, mund ti ket strehuar dhe mallin,por nuk ka qen pjese perfitimeve te grupit,nuk transportuar,nuk ka blere apo shitur mallin,nuk e dime arsyen pse ka dashur ti ndihmoj ata ?

          Përgjigjjuni
        2. K
          Kutia e Babagjyshit

          Elsa: Mua s’më vjen askush nga Shteti për të më kontrolluar, më njohin. Edhe një herë që më vunë gjobë, më thanë mos e paguaj, kështu që në shtëpinë time nuk vinë për kontrolle. O zemër, si mund të arrish të bësh mik ndonjë të Shtetit?

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aldo

            Buce dhe trafikante

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shkërdheni

              Shumë të zotët të gjithë ju kur jeni pa emër. Nga e dini ju që i gjetën një bllok mo aman, se ta shpifni me sajime. Meqenëse I dini të gjitha i jepni dhe pretencën, se jo për gjë po të kënaqeni pak fantazinë dhe kaq. Për kaq e bëni. Tani, a u qetësuar?! Po shoqëria ka nevojë për njerëz që na tregojnë, që edhe policitë e botës gabojnë, apo po thatë ju të gjithë pa emër dhe pa adresë, është siç e thoni ju. Edhe në Amerikë o idiotëe ka pasur raste që sistemi gjyqësor ka dështuar. Ka futur në burg tjetrin dhe e ka liruar si të pafajshëm pas 30 vjetësh. Si tja bëjë tani ai me ata pa emër si ju që as që i duheni një shoqërie?! Unë as e njoh dhe as dua tja di për këtë Elsën, por takëmin tuaj se konceptoj dot. Merruni me motrat dhe mamatë tuaja, në rast se skeni çfarë të bëni, rrini luani ndonjë tavolinë, se aq kapacitet keni.

              Përgjigjjuni
              1. p
                paemer

                ske kuptuar thelbin o shkerdhen.....

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje