Christina Aguilera heq dorë nga bjondja, këngëtarja “çmend” ndjekësit me look-un e ri

26 Dhjetor 2024, 12:55Lifestyle TEMA
Christina Aguilera heq dorë nga bjondja, këngëtarja

Këngëtarja Christina Aguilera duket se i i ka pritur ndryshe Krishtlindjet këtë vit pasi është shfaqur me një look të ri

Teksa ka pozuar për disa foto në Instagram, këngëtarja shfaqet me një ngjyrë të re flokësh duke lënë pas bjonden e cila e ka shoqëruar prej disa kohësh.

Edhe pse ylli eksperimenton shpesh me pamjen e saj, këtë herë ndryshimi ka qenë mjaft i guximshëm pasi ajo pozon me flokë rozë, duke ngrënë karamele Krishtlindjesh.

Në foto të tjera, ajo është fotografuar në dhomën e saj të ndenjes, ndërsa në disa të tjera ajo duket jashtë në dëborë, duke pirë shampanjë.

Në mbishkrimin e postimit, këngëtarja i dërgoi urimet më të mira ndjekësve të saj. “Gëzuar Krishtlindjet,” ka shkruar Christina Aguilera.

1 Komente

  1. D
    DinPak

    A ju kripsha trute! Ku e keni lookun e ri qe te cmendesha edhe une nje here?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje