Danimarka mëson empatinë që nga klasa e parë: Lëndë detyrueshme për fëmijët që nga 1993

25 Gusht 2025, 15:47Lifestyle TEMA
Danimarka mëson empatinë që nga klasa e parë:

Në Danimarkë, fëmijët ndjekin që nga viti 1993 një lëndë të veçantë dhe të detyrueshme mbi empatinë, pjesë e kurrikulës shkollore që synon të zhvillojë aftësitë sociale dhe emocionale.

Programi, i njohur si “Klassens tid” (Koha e klasës), zhvillohet një herë në javë dhe u jep nxënësve mundësinë të diskutojnë çështje personale ose grupore, të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të gjejnë zgjidhje përmes bashkëpunimit dhe mirëkuptimit.

Ekspertët e edukimit e konsiderojnë këtë si një nga faktorët që ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme dhe parandalimin e ngacmimeve, si dhe një element kyç që kontribuon në lumturinë e lartë të qytetarëve danezë.

Danimarka shpesh renditet ndër vendet më të lumtura në botë, dhe mësimi i empatisë që nga mosha e hershme shihet si një nga çelësat e këtij suksesi.

3 Komente

  1. u
    ufot

    bukur. tani shitjani Groenlanden ShBA-ve

    Përgjigjjuni
    1. J
      JD

      Qe ta shkaterroje ky torollaku me keq se po shkaterron Ameriken?! Prist se e shiten.

      Përgjigjjuni
    2. I
      Idhi padhoka

      Po pse me mesues dhe nxenes kinez. Aty ndoshta duhet te ishte ndonje hoxhe dhe dobiçat myslyman. Mesues hoxhe Elvisi per shembull.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje