Në një deklaratë të befasishme, Kanye West tha se duhet të kishte fëmijë me Paris Hilton dhe jo me Kim Kardashian, duke aluduar për mundësinë që ai mund të kishte pasur një biznes më të madh hoteliër pas një marrëdhënieje me Hilton. Reperi i njohur e bëri këtë koment gjatë një transmetimi live në Twitch më 25 prill, që u ndërpre papritur. Sipas raportimeve nga New York Post, pas këtij incidenti, West u ndalua nga platforma.
Në një pjesë të fshirë të transmetimit të drejtpërdrejtë, West duket se po fliste në telefon dhe përmendi se Kim Kardashian ka qenë dikur asistente e Paris Hilton. "Kim ishte asistentja e Paris Hilton. Unë duhet të kisha pasur fëmijë me Paris Hilton në vend të Kim Kardashian. A mund ta imagjinoni sa hotele do të kisha tani? Mendoni për këtë. Hiltonët. Gjëja Hilton," tha ai.
Reperi vazhdoi të bënte krahasime dhe më tej, duke përmendur Arnold Schwarzenegger-in dhe fëmijën që ai lindi jashtë martese me punëtorin e familjes së tij, Joseph Baena: "Nëse jeni si Arnold Schwarzenegger dhe keni një fëmijë me një dado, fuqia e vetme e dado është të marrë fëmijët tuaj. Pra, fuqia e vetme e Kimit është të marrë fëmijët e mi. Kam pasur fëmijë me një ndihmëse…"
Komentet e West vinin pas disa pretendimeve të tij më herët, ku ai kishte akuzuar Kim Kardashian se ia kishte "marrë" fëmijët. "Pse është bota e famshme, Jay Z, Beyonce, Kendrick Lamar, Rihanna, A$AP Rocky, Trump, Elton John, pse po shikoni të gjithë dhe po e lini Kim të ‘marrë’ fëmijët e mi?" – përfundoi ai, duke shtuar një tjetër akuzë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
i shkreti ka marrë mallë të keqë.