“Duket shumë e sëmurë” - Këngëtarja e njohur përballet me kritika pas humbjes së peshës

27 Prill 2025, 14:44Lifestyle TEMA
“Duket shumë e sëmurë” - Këngëtarja e

Këngëtarja amerikane Demi Lovato ka shkaktuar një sërë reagimesh në rrjetet sociale pasi ka shpërndarë një sërë fotosh që tregojnë figurën e saj të hollë si dhe momente nga jeta e saj private.

Edhe pse shumica e komenteve në Instagram ishin pozitive, disa i referoheshin në mënyrë specifike humbjes së saj të konsiderueshme në peshë, gjë që shkaktoi spekulime të reja mes ndjekësve.

Vëmendjen më të madhe e tërhoqi një foto e Lovatos duke pozuar para një pasqyre me pantallona të shkurtra të zeza dhe një bluzë të ngritur që i zbulonte barkun. Përveç kësaj, ra në sy edhe një foto e saj me një fustan të ngushtë lëkure.

Ndërsa shumë e vlerësuan pamjen e saj, disa pretenduan se këngëtarja po përdor ilaçin Ozempic, i cili është bërë i njohur në mesin e të famshmëve vitet e fundit për humbje peshe.

“Mbretëresha Ozempic”, “Duket shumë e hollë, më pëlqente më shumë kur kishte kthesa” dhe “Të gjithë janë në Ozempic tani”, “Kur i humbi këto kilogramë”, “Duket kaq e sëmurë. Këtë herë nuk mund të fajësojë ekipin e saj”, ishin vetëm disa nga komentet.

Vitin e kaluar, ajo deklaroi se ka gati gjashtë vjet që është në procesin e rikuperimit nga bulimia, me mbështetjen e një ekipi profesional terapistësh dhe dietologësh të specializuar në çrregullimet e të ngrënit.

“Unë punoj më së shumti për të pranuar trupin tim. Nuk përpiqem të jem pozitive për këtë, sepse kjo ende më duket shumë larg. Për momentin, synimi im është të paktën të jem neutrale”, tha ajo në atë kohë.

Lini një Përgjigje