Ermal Meta bën rrëfimin emocionues: Kam adoptuar 2 vajza nga një jetimore në Shqipëri, jam babai i tyre

25 Prill 2025, 16:50Lifestyle TEMA
Ermal Meta bën rrëfimin emocionues: Kam adoptuar 2 vajza nga një

Në një intervistë për Vanity Fair, këngëtari Ermal Meta ka ndarë për herë të parë një histori shumë intime të jetës së tij: rrugëtimin për t’u bërë baba i dy vajzave nga një jetimore në Shqipëri, të cilat së shpejti do të jetojnë me të dhe partneren e tij, Chiara.

Ai tregon se për vite kishte frikë të bëhej baba, ngaqë kishte frikë se mos përsëriste modelin e të atit të tij. “Për vite me radhë kam menduar se nuk doja fëmijë, sepse kisha frikë se mos bëhesha si im atë. Nuk doja të riprodhoja atë model” ka thënë ai.

Por jeta kishte plane të tjera për të. Fillimisht, lidhja e tij me një shtëpi për vajza në Shqipëri nisi si pjesë e një angazhimi human. Aty njohu dy adoleshente që do t’i ndryshonin jetën përgjithmonë.

“Unë dhe Chiara, partnerja ime, për pak kohë do të kemi me vete dy vajzat tona të tjera, që deri tani kanë qenë në një jetimore në Shqipëri. I kemi njohur kur ishin 15 vjeçe, por për shkak se nuk jemi të martuar, nuk mund t’i adoptonim. Në qershor mbushin 18 vjeç dhe do të mund të vijnë të jetojnë me ne. Por, po ju them, ato janë vajzat tona prej tre vitesh. Nuk kam folur kurrë më parë për këtë…”

Për të ishte një lidhje që ndodhi natyrshëm, pa plane, pa skenarë. Ishte zemra që foli. “Një verë, vajzat u larguan për të qëndruar me familje të tjera për disa javë. Kur ikën, unë dhe Chiara mbetëm në një heshtje totale. Bënin një zhurmë të madhe kur ishin aty, dhe papritur gjithçka u bë e heshtur. Fillova të qaj si fëmijë, nuk ndalesha dot. U mbylla në banjë sepse ndieja dhimbje”

Një nga momentet më prekëse ishte ai kur njëra prej vajzave, e cila ka një karakter të ftohtë dhe është shumë e mbyllur i dha atij një gjest të vogël, por me kuptimin më të madh.

“Njëra nga dy vajzat, ajo më e mbyllura, nuk pranonte kontakt fare. Me Chiaran ishte pak më mirë, me mua – hiç. E kuptova menjëherë çfarë traume kishte. Kur u ndamë, ajo doli nga shtëpia… dhe pastaj u kthye. E pyes: ‘Ke harruar diçka?’. ‘Jo’, tha. ‘Atëherë pse u ktheve?’. Dhe në atë moment, pa thënë asgjë, më vendosi kokën këtu (tregon gjoksin – dhe emocionohet). Aty unë u bëra babai i saj.”

Për shkak të pamundësisë ligjore për të adoptuar pa qenë të martuar, nuk mund t’i merrnin me vete menjëherë, por gjithçka ka ndryshuar. Tani vajzat janë gati të fillojnë një jetë të re me ta.

“Kemi ndjekur këshillat e murgeshës që kujdesej për to. Vajzat kanë mbaruar shkollën e mesme në Shqipëri, dhe tani që bëhen madhore, do të mund të jetojnë me ne. Nuk është statusi civil që të bën një prind të mirë – por dashuria.”

Kur partnerja e tij Chiara mbeti shtatzënë dhe lindi vajzën e tyre biologjike, Fortuna, reagimi i vajzave ishte emocional, i përzier me frikë dhe gëzim.

“Kur u thamë vajzave që Chiara ishte shtatzënë, u panë me njëra-tjetrën… Unë i sigurova menjëherë: ‘Nuk ndryshon asgjë. Do keni një motër më shumë’. Ato përpiqeshin të tregonin gëzim, por e kuptoj… në jetimore, kur vijnë çifte, vajzat më të mëdha rrinë gjithmonë në një cep, sepse e dinë që askush nuk i zgjedh. Ma kishin thënë vetë: ‘Të mëdhatë nuk i do askush’. Dhe unë iu përgjigja instinktivisht: ‘Po unë ju dua ju’.”

Sot, ndërsa përgatitet t’i presë në shtëpi, Ermal Meta ndan emocionin e këtij kapitulli të ri: “Jemi shumë të emocionuar. Nuk shohim dot më gjatë. Dhoma janë gati. Ka shumë dashuri që i pret.”

12 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Një bravo e madhe!

    Përgjigjjuni
    1. L
      Ladi

      Te lumte! Nuk gjej fjale qe te shpreh emocionet e kesaj vepre te mrekullueshme miresie. Te uroj shume fat dhe lumturi

      Përgjigjjuni
      1. P
        Pirro

        Zoti te bekofte ty dhe familjen tende.

        Përgjigjjuni
        1. I
          Ilirjan

          Zoti ju ruajte e jua befte cdo gje mbare!

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nora

            Ja çka te beje qyteterimi,ku Ermali dhe ku qyteterimi shqipetar.Uroj qe mos ta keqkuptojne kete shembull te edukates dhe qyteterimit.Respekt

            Përgjigjjuni
            1. K
              Ka dhe engjes si Ermal Metaj

              Bravo Ermal Meta.

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bufi

                Na plasi rikardo se paske adoptuar ti

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Keni bekimin e Zotit

                  Ermali me chiaren, jane te shenjte, qe kane biresuar femijte e jezusit, sic i quante jezusi jetimet.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pordhe me rigon....

                    Ermall gyzel i allahit ndoshta,por kurresesi i Zeusit..... allah uakbar

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Koqe kanari

                      Me sa duket as ti pordhe me rigon nuk e ditke kuptimin a fjales allahu uakbar..dhe kujton se perdoret vetem nga muslimanet. Duhet ta kishe emrin koqe kanari.

                      Përgjigjjuni
                  2. X
                    Xxx

                    Humanizmi...çdo gjë mbare

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      S'ka problem per emrin

                      Keto veprime te bejne te quhesh njeri injorante nuk e njohin miresine

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje