Pas disa muajsh të ndarë, Pep Guardiola dhe bashkëshortja e tij prej vitesh, Cristina Serra, po shfaqin shenja se po i japin njëri-tjetrit një shans të dytë. Mediat spanjolle raportojnë se trajneri i Manchester City ka kaluar disa ditë pranë Cristinës në Barcelonë gjatë festave të Pashkëve – një vizitë që ka ndezur shpresat për një pajtim mes tyre.
Guardiola dhe Serra janë njohur në vitin 1994 dhe u martuan në një ceremoni të thjeshtë në vitin 2014, por në fund të vitit 2024 u përfol për një ndarje të mundshme mes tyre. Sipas gazetës katalane El Nacional, pavarësisht distancës që i ka ndarë për më shumë se pesë vite, çifti ka vendosur të rishikojë raportin e tyre dhe të mos heqin dorë përfundimisht nga martesa.
Thuhet se një nga arsyet që solli krisjen në çift ishte vendimi i Guardiolës për të rinovuar kontratën me Manchester City deri në vitin 2027, vendim i marrë nëntorin e kaluar. Në atë kohë, Cristina ishte kthyer në Barcelonë për t’iu përkushtuar projekteve të saj dhe për të qenë pranë fëmijës më të vogël të çiftit, Valentinas, e cila tani është 17 vjeç. Dy fëmijët e tjerë të tyre janë Maria (24) dhe Marius (22).
Pavarësisht periudhës së ndarjes, të dy kanë vijuar të mbajnë unazat e martesës – një detaj që shumë e kanë interpretuar si sinjal se ndjenjat nuk janë shuar plotësisht. Edhe pse zyrtarisht nuk është konfirmuar asnjë vendim për rikthim, burime pranë çiftit thonë se “nuk është gjithçka e humbur”.
Lini një Përgjigje