Seanca gjyqësore ndaj motrave Antonela dhe Mariela Berisha është shtyrë për në datën 20 maj, pas ndryshimit të përfaqësimit ligjor nga ana e tyre. Avokati i ri, Luan Hasneziri, ka kërkuar kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, çka është bërë shkak për shtyrjen e seancës.
Në seancën e shkuar, prokurori ka kërkuar dënimin me 3 vite burg për Mariela Berishën e cila aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për motrën Antonela Berisha, prokurori ka kërkuar 3 vite shërbim prove.
Motrat Berisha po përballen me akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur më 6 gusht 2024 në një restorant në zonën e Kodrës së Diellit, në Tiranë.
Sipas hetimeve, viktima, Klea Prenga, është dhunuar barbarisht nga dy motrat ndërsa ishte duke darkuar. Ajo është goditur me sende të forta, përfshirë shishe qelqi, duke pësuar dëmtime të rënda në fytyrë.
Ndërkohë në një moment kur motrat ishin në pritje të seancës, janë bezdisur teksa filmohen.
Madje siç shihet nga pamjet e virale Antonela fillimisht dëgjohet të thotë ‘Ej mos bëj video’ dhe më pas ngrihet dhe shkon drejt personit që po e filmon.
T'u rrujne trapin! Sa te kete Saliu njerzit e tij ne drejtesise, asnje tropojane nuk do futet ne qeli.
Futini brenda keto njerez te neveritshem dhe te dhunshem qe te behen shembull per te tjeret.
curvet te denohen. jo te sorollaten. antonela. nuk ka lene hu ne kembe. pa thyer
Putanat kane cipe e s'duhet te bezdisen.
perse nuk ka ligj qe : pas tre here shtytje te gjygjit per CFAREDO arsye- te gjykohen edhe ne mungese te avokateve / personave nen hetim ??????????