Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me një postim të ri në InstaStory, ku shfaqet me një paraqitje tejet sensuale.
Në foton e publikuar, Rita shfaqet me bikini të zeza, duke theksuar linjat e saj të tonifikuara dhe trupin në formë perfekte, dëshmi e përkushtimit të palëkundur ndaj palestrës.
Pavarësisht axhendës së ngjeshur dhe udhëtimeve të shpeshta, artistja 33-vjeçare arrin të ruajë një formë fizike për t’u admiruar, falë disiplinës dhe një jetese aktive.
Aktualisht, interpretuesja e hitit “Hot Right Now” është në një turne muzikor në Amerikën e Veriut, ku po performon si mysafire speciale në koncertet e Kylie Minogue, në kuadër të turneut “Tension”.
Postimi i saj është pritur me entuziazëm nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar për vetëbesimin dhe elegancën e saj – duke treguar edhe një herë se Rita Ora di si të rrëmbejë vëmendjen, si në skenë ashtu edhe jashtë saj.
Vetem lajme Kosovaresh hahaha. Nuk na intereson fare
Ec aty ... jane qeflinj latinet!!! Pare pare ...
Po te heqesh fare breket, do marresh vemendje akoma me te madhe...me siguri. Hec aty , nderi i kombit... aferim.