Në samitin TIME 100 të mbajtur në New York, është kapur një moment i sikletshëm mes Meghan Markle dhe Princit Harry. Çifti mbërriti bashkë në event, por në disa raste Meghan nuk reagoi ndaj gjesteve të Harryt, duke e lënë atë në një pozicion të pakëndshëm në sfond.
Gjatë momentit të zbritjes nga makina, Princi Harry u përpoq t’i jepte dorën Meghan-it, por ajo, e përqendruar te përshëndetjet me të pranishmit nuk ia hodhi as sytë.
Ai mbeti pas saj, me duart në xhepa, duke pritur në heshtje. Një moment i ngjashëm ndodhi pak minuta më vonë, kur Meghan, e përfshirë në përshëndetjet me turmën, sërish kaloi pranë burrit të saj pa ndonjë ndërveprim, duke e lënë atë një hap prapa.
Kaq mjaftoi që media si Dailymail të merrnin eskpertet e trupit të cilat thanë se Harry duket se luan rolin e ‘rezervës’, me qëndrime të ngathëta, ndërsa Meghan shfaq vetëbesim dhe dominon vëmendjen”.
Videoja e këtij momenti është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale megjtihatë kishte nga ata që këto lëvizje i quajtën normale.
E ka burrin e dyte kete paluzen ajo! Nuk e ka problem ajo .. di si t'i heqi qafe burrat ... ky eshte ne radhe per t'u hequr qafe ....