Dua Lipa rrëmben vëmendjen nga tribuna në ndeshjen Arsenal–Real Madrid

9 Prill 2025, 13:54Lifestyle TEMA
Dua Lipa rrëmben vëmendjen nga tribuna në ndeshjen

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ishte e pranishme mbrëmë në “Emirates” teksa ndoqi nga afër ndeshjen Arsenal-Real Madrid.
Siç duket nga fotot që janë shpërndarë në rrjete sociale, këngëtarja ka zgjedhur të veshë në këtë ndeshje një xhup portokalli. Duket se Dua i dhuroi fat skuadrës së saj të zemrës, Arsenali pasi triumfoi me shifrat e thella 3-0 kundër “Los Blancos”.

Deklan Rajs ishte vendimtar me dy goditjet e dënimit që ktheu në gol. Fillimisht në minutën e 58-të dhe më pas në minutën e 70-të, por nuk u mjaftua me kaq, pasi Merino shënoi në përfundimin e një aksioni model.

Lini një Përgjigje