FOTO: Brenda ditëlindjes luksoze të Kim Kardashian, ku jo çdo gjë shkoi mirë

28 Tetor 2022, 10:29Lifestyle TEMA

FOTO: Brenda ditëlindjes luksoze të Kim Kardashian, ku jo çdo

Kim Kardashian organizoi një darkë luksoze me rastin e ditëlindjes së saj të 42-të.

Ajo ndau foto në Instagram nga eventi intim, ku sigurisht përfshiheshin motrat, mamaja dhe shumë familjarë dhe miq. Mes të pranishmëve ishin shefja e markës së KKW Brands, Tracy Romulus, Stephanie Shepherd, Natalie Halcro, Simon Huck, Allison Statter, Malika dhe Khadijah Haqq.

Grupi darkoi në tavolina të gjata me qirinj në lartësi të ndryshme. Eventi u projektua nga planifikuesja e festave të familjes Mindy Weiss dhe luleshitësi Jeff Leatham.

Festa fantastike pasoi me një udhëtim vajzash duke përdorur Kylie Air për të arritur në Vegas, ku supozohej të ndiqnin performancën e Usher, vetëm se avioni privat u desh të kthehej për shkak të erës së fortë. Megjithatë, jo gjithçka shkoi keq, pasi Usher i mori vesh përpjekjet e Kim dhe e ftoi atë të kthehej.

“Gëzuar ditëlindjen Kim! E pashë postimin, e urrej që nuk arrite në shfaqje mbrëmë. Por dëgjo, të pres me krahët hapur, kur të duash eja”, ka ndarë me video këngëtari. “E di që je ende duke festuar ditëlindjen. Dhe mund ta festosh në shfaqjen e radhës nëse vjen, ose kurdoherë! Kemi edhe tre shfaqje të tjera.”

Privilegjet e të qenit Kim Kardashian!

Lini një Përgjigje