
Këngëtarja e njohur, Filloreta Raçi e njohur me emrin e artit si Fifi e ka pritur mjaft ashpër publikimin e videos promovuese të “Big Brother 2”, ku shfaqet momenti kur asaj i bie të fikët.
Përmes një video të publikuar në Instastory, Fifi teksa i drejtohet "Top Channel" duke u shprehur se ata po i shkatërrojnë jetën dhe po zgjedhin momente kur ajo del keq në sy të publikut, po këngëtarja më pas e ka fshirë videon.
“Kaq shumë jeni kënaqur me faktin që Fifi po del keq në publik dhe me ja ul pikët si njëri, si artiste, me rrëzu përtokë, mos të jetë e lumtur. Me ja nis me i shti njerëzit me fol për mua prapë prej fillimit, me më sha dhe me hangër m*t për mua…
Tash ka me ja nis prapë njerëzit me fol për mua negativisht. Faleminderit shumë për gjithçka Top Channel. Faleminderit edhe për 4 vjet që më keni dhënë bukë për të ngrënë, faleminderit që po ma shkatërroni jetën, faleminderit që nuk po ma lini të harrojë një skenë shumë të rëndë për mua dhe familjen time”, shprehet ajo.
Cfare mutin do ne Tirane ,rini ne vendin tuaj ,boll i kemi ne nja 1000000 kengetate haha
Ik o bile preme
Fifi je nje kengetare shum e mir dhe ate qe te ndodhi ty ne big bradher neser mund ti nodhin kujdo nuk asht turp nji gja duhet te dish se nuk ta ulin vleren marrinat e topit se kan fillu me ik per shele