
Revista Maxim e Australisë ka publikuar listën e saj vjetore “Hot 100” për vitin 2022, duke renditur femrat më të suksesshme dhe më të bukura në industrinë e argëtimit, sportit dhe kulturës pop.
Në krye të listës së tyre ishte aktorja 32-vjeçare Margot Robbie, karriera e së cilës vazhdon në një trajektore rritëse përpara daljes në treg të filmit më të fundit Babylon.
Këtë vit, Robbie u bë aktorja më e paguar në Hollywood falë tarifës për filmin “Barbie” me regji të Greta Gerwig.
Sipas Variety, aktorja australiane u pagua 12.5 milionë dollarë për të luajtur përballë Ryan Gosling si Ken, në filmin e shumëpritur të bazuar në kukullën ikonë me të njëjtin emër.
Ose ndryshe 0 silikon e 100/100 bio!Mbase kane kohe vipset tona ti hedhin ndonje sy!
E bukur ne fytyre dhe ka shume "carisma" , ndersa ne trup nuk eshte perfekte (dhe eshte shendoshur pak kohet e fundit)....mendoj se e kane votuar me shume per simpatine qe ka si personazh
Super kinge jo si kto shurraqet tona qe jane parafin e dyll i gjall ne turi
Une nuk jam dakort. Gruaja me e bukur ne bote eshte amerikane dhe e ka emrin Elizabeth Olsen https://en.wikipedia.org/wiki/Elizabeth_Olsen
Gruaja më e bukur në botë është.... prit.......................... Asnjeri nuk e di sepse ka me miliona gra më të bukura se kjo në botë. Gra që i shikojmë live kudo , jo në foto gazete... Edhe Dua ???? Lipa ja mer ???? herë në kthesë kësaj për bukuri.