Mbërrin në portin e Durrësit jahti i njeriut më të pasur në Indi

27 Tetor 2022, 09:08Lifestyle TEMA

Mbërrin në portin e Durrësit jahti i njeriut më të

Në portin e Durrësit ka mbërritur mëngjesin e të enjtes jahti i njeriut më të pasur në Indi.

Bëhet fjalë për mjetin lundrues të quajtur “Alaiya” me pronar Laksmhi Mittal.

Jahti rreth 111.5 metra i gjatë është i ndërtuar në vitin 1965, ka 5 suita dhe hapësira të bollshme, moderne për të bërë pushime komode.

Pronari është drejtor ekzekutiv i “ArcelorMittal”, kompania më e madhe në botë e prodhimit të çelikut.

Në vitin 2005, “Forbes” e renditi Laksmhi Mittal si personin e tretë më të pasur në botë, duke e bërë atë qytetarin e parë indian që renditet në dhjetëshen e parë në listën vjetore të botimit të njerëzve më të pasur në botë.

2 Komente

  1. I
    Inatciu

    Te q!fsha gabelen...

    Përgjigjjuni
    1. c
      cest la vie dy merd

      Dhe ky "fukarai" e blen naften me lire se kushdo tjeter ne Shqiperi (takse free). Kurse Shqipertaret e shkrete por shum te "pasur"e blejne naften me shtrenjte ne EU. (me te gjtha taskat e mundshme brenda ne cmim)

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje