FOTO: Të rinjtë anglezë sfidojnë të ftohtin me veshjet seksi, u blenë 1000 shishe vodka për një natë Halloween-i

26 Tetor 2022, 17:06Lifestyle TEMA

FOTO: Të rinjtë anglezë sfidojnë të ftohtin me veshjet

Adhuruesit e Halloween-it kanë nisur që tani për të festuar me veshjet e tyre më të çuditshme dhe të frikshme. Mbrëmjen e djeshme, rrugët në Mbretërinë  bashkuar dhe klubet janë mbushur me të rinj që kanë dalë që tani për të festuar.

Nga fotografitë e publikuara nga mediat britanike vihet re se disa janë veshur si murgesha ku kanë vendosur edhe kryqin, por nuk kanë harruar që të marrin edhe një pije në dorë.

Ndërsa një grup tjetër ka qenë paksa më i guximshëm pasi duke sfiduar temperaturat e ftohta natën jashtë, janë shfaqur të veshur me të brendshme seksi.

Ndërkohë një grua kishte veshur një veshje të zezë dhe mbante veshë maceje. Një tjetër u vesh me një fustan të tifozëve rozë për të festuar Halloween.

“The Sun” shkruan se ata kanë festuar deri vonë për një natë të Halloween-it, për të cilën u blenë 1000 shishe vodka.

 

 

Lini një Përgjigje