
Pas publikimit të hitit “Monotonia” nga Shakira, i cili është një dedikim për ish- partnerin e saj Gerard Pique, burimet tregojnë se Clara Chia Marti, e dashura aktuale e futbollisit është shumë e prekur nga kënga e artistes, dhe për këtë arsye ka preferuar të qëndrojë larg çdo gjëje që të mos ndihet e sulmuar në rrjetet sociale.
Shakira nuk resht së fituari miliona fansa dhe kënga e saj e re, Monotonia, e cila u pozicionua shumë shpejt në mesin e këngëve më të klikuara në YouTube në pak ditë që nga publikimi i saj. Sipas raportimeve të reja që dalin nga mediat në Spanjë, njerëzit janë prekur nga teksti i këngës së yllit latin.
Clara Chía është shumë e prekur
Këtë e ka zbuluar paparacët spanjollë dhe shumë mirë i informuar për të gjithë çështjen e Shakirës, Jordi Martin : “Më thonë që Klara nuk shkon më as në punë në selinë e Kosmos, por punon nga shtëpia, nuk është aq e fortë”
Siç pritej, deklaratat e paparacëve tashmë kanë ngjallur lloj-lloj komentesh . Edhe pse disa thonë se Clara Chia duhet të ketë qenë e përgatitur për të qenë në qendër të vëmendjes. Të tjerë kanë dalë në mbrojtje të saj, duke argumentuar se ajo nuk duhet të jetë objekt kritikash sepse Pique është ai që duhet të marrë pasojat e ndarjes me Shakirën.
Lini një Përgjigje