
Gjatë ditës së hënë, në Prishtinë, është arrestuar Xhonatan Isufi, i njohur me emrin artistik Don Xhoni.
Lajmin për arrestimin e reperit të njohur kosovar, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, në një deklaratë për ‘Kallxo.com’.
Atij i është sekuestruar një revole e tipit ‘Zastava’ me kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë fishekë të po të njëjtit kalibër.
“Sot rreth orës 15:15, në rrugën ‘Tahir Zajmi’ në Prishtinë, pas një kontrolli të detajuar të ushtruar ndaj një personi, policia ka arritur të gjejë dhe sekuestrojë një revole të tipit Zastava, kalibër 7.65 mm, si dhe gjashtë copë fishekë, kalibër 7.65 mm”, citohet të ketë thënë Borovci.
Po mire more njerez, a ka kuptim edhe Isuf edhe Xhoni? I bie nje lloj si ai qe thosh se toka rrotullohej.Po Cufja Cufe e ka emrin e Cufe do mbetet.
Po mire more njerez, a ka kuptim edhe Jorgo edhe Karaxhafer? I bie nje lloj si ai qe thosh se toka rrotullohej.Po Karaxhaferi Karaxhafer e ka emrin e Karaxhafer do mbetet.