
Familja mbretërore e Katarit, Thani ka një vlerë rreth 300 miliardë Dollarë dhe nuk kanë aspak drojë për të treguar pasurinë e tyre me pallatet e stolisura, makinat më të shpejta dhe superjahtet që posedojnë.
Me rreth 8000 anëtarë, familja drejtuese e cila daton që në shekullin XVII, bën një jetë luksoze me një dosje mbresëlënëse pronash, shkruan “The Sun”.
Familja drejtohet nga 42-vjeçari Emir Tamim bin Hamad Al Thani, i cili vlen 1 miliardë Dollarë. Ai pasoi të atin si Emir i Katarit, ndërsa shumë prej anëtarëve mbajnë pozicione të larta qeveritare.
Burimi kryesor i të ardhurave vjen nga Autoriteti i Investimit të Katarit që kontrollon rezervat e naftës dhe gazit, i ngritur nga qeveria në vitin 2005.
Ata zotërojnë 95% të the Shards si dhe Harrods, ekipit të futbollit Paris Saint Germain dhe kanë aksione në kompani si Porsche, Louis Vuitton dhe Barclays. Vec makinave e jahteve, ata kanë kuajt e racave më të mira dhe linjën e tyre ajrore VIP.
Nga fitimet e saj, shtëpia Thani ka blerë prona luksoze kudo në botë, madje edhe një nga më të kushtueshmet në Britani, të njohur si Dudley, me 17 dhoma gjumi. Prona 200 milionë Dollarëshe njihet si “Shtëpia e Sheikut”, madje nga luksi i saj, edhe vetë Mbretëresha Elizabeth e pati përshkruar se e bënte pallatin Buckingham të dukej “i mërzitshëm”.
Ndër pronat e tjera që zotërojnë është edhe një rezidencë luksoze në Paris me 15 dhoma dhe dy shtëpi në Cornwall Terrace, një nga komplekset më të kushtueshme në botë.
Superjahti Al Lusail ka një vlerë prej 400 milionë Dollarësh, ka sallon bukurie brenda, kinema private dhe është vetëm një këmbë më i vogël se Katara, jahti i babait të Emirit aktual, në shenjë respekti ndaj tij.
Koleksioni i makinave luksoze përfshin një McLaren P1 që kushton 1 milionë Dollarë, Bugatti Veyron me vlerë 2 milionë dhe Porsche 918 Spyder.
Edhe I biri i bariut dhe i Sheqeres keshtu e kishte parashikuar te behej sheik.Vuri drejtor kadastre Maltezin gomarin plak qe ti crregullonte dokumentat e pronareve dhe me pas kerrici Malltez Jamserbi e col me tej rregullimin e sarajeve .Kurse pjella bastarde Gita,Zeni e ca kusar e bandit u ngriten ne xhiro.Misioni ska mbaruar pasi ne shikojme sarajet por ato te padukshmet i dine te huait me imtesi por asgje ne emer te Saliut.Po Liria ku ligesite e saj i shprehu me krijimin e shoqates vampire..Delet prapa Saliut kane lepire ndonje kocke por duan baben sheik. Na solli demokracine kiyetari organizates baze te partise.
Ke harru ramoviçin .mbretin e drogës me sarajet e surrelit që ja ndërtoi gruaja e 5 me para që ja mori 2 ish burrave .Krenohemi me ktë qeveri .familjare nepotike.
Jetu ke ti treqind vjet a më shumë,me o pa dashtë prej kësaj bote me ikë ke,në qofsh' mbret o lypsar njësoj, dy metra tokë kanë me të taku.