FOTO: Modelja e njohur "braktis" pozat seksi dhe vendos të mbulohet me shami

8 Nëntor 2022, 15:34Lifestyle TEMA

FOTO: Modelja e njohur "braktis" pozat seksi dhe vendos të

Modelja e njohur franceze, Marine El Himer, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale konvertimin e saj në Islam, duke shënuar përqafimin e besimit të saj të ri si “ditën më të lumtur” të jetës së saj.

Ylli i televizionit e zbuloi këtë ndryshim për ndjekësit e saj të shumtë duke postuar disa fotografi në profilin e saj në “Instagram”. Në pozat në fjalë, Marine El Himer shfaqet e veshur me hixhab në qytetin e shenjtë islamik të Mekës.

“Nuk ka fjalë mjaftueshëm të forta për të shprehur intensitetin e lumturisë dhe emocioneve të përjetuara pikërisht në këtë moment. Një udhëtim shpirtëror që shpresoj se do të vazhdojë të më lartësojë dhe të më udhëheqë, Inshaallah”, ka treguar modelja e njohur.

Kjo e fundit shtoi gjithashtu se vendimi i saj ishte një zgjedhje e shpirtit, zemrës dhe arsyes.

Ndërkohë sipas mediave franceze, El Himer e mori vendimin e saj duke hulumtuar për babanë e saj biologjik dhe origjinën e tyre. Thuhet se ajo ishte konvertuar muaj më parë, por vetëm tani e bëri publike.

Modelja e njohur, e cila ka qenë e përfshirë në shfaqjen televizive “Les Princes et les Princess de l’Amour” gjithashtu së fundi mori shtetësinë marokene.

Konvertimi i El Himer e bën atë personazhin e dytë të famshëm dhe figurën e shquar perëndimore që ka shpallur së fundmi përqafimin e Islamit, me figurën e diskutueshme të mediave sociale dhe ish-kampionin e kikboksit, Andrew Tate, i cili gjithashtu është konvertuar muajin e kaluar.

 

4 Komente

  1. a
    astor

    kurva kurve ngelet,ja ka nxjer canten

    Përgjigjjuni
    1. B
      Besniki

      Se e nderro prap fene,po ë.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hako

        Keto tipe ofendojne gjithe besimtaret e vertete. Duan qe te behen "interesante" me keto gjetje,

        Përgjigjjuni
        1. .
          ....

          Na plasi kari

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje