
Megi Pojani dhe Endri Çekiçi janë në një marrëdhënie të bukur dashurie. Është moderatorja e njohur që më në fund ka pranuar romancën me lojtarin e Kombëtares.
Edhe pse ishte ngacmuar shumë herë nëpër studio të ndryshme televizive, ajo kishte treguar se ishte single, paçka se “provat” në media të ndryshme tregonin të kundërtën. Shumë fotografi në vende të njëjta me mesfushorin, shumë udhëtime drejt Turqisë, ku Endri Çekiçi ushtron dhe profesionin e tij si lojtar, sërish Pojani refuzonte të tregonte të vërtetën.
Megjithatë dilemës së madhe duket se i ka ardhur fundit dhe është vetë bukuroshja që në media ka deklaruar se është në një marrëdhënie dashurie. Kishte refuzuar ta bënte këtë prej kostos që mbart kur personazhë të njohur “kapen mat” apo bëjnë publiket lidhje e tyre.
“Shpresoj të jetë hera e fundit që unë them këtë, sepse unë nuk jam aq budallaqe sa të them publikisht marrëdhënien time. Nëse unë jam Megi Pojani, një influencer që shet kremra fytyre, a e dini ju si mund ta shes unë të dashurin tim.
Domethënë ai kalon në 1200 filtrat e mi dhe unë e them publikisht, vajza unë e miratoj këtë unë për ju. Po pse kaq budallaqe jam unë sa ta them. Nëse unë them po apo jo, hetimet e tjera vazhdojnë dhe të çojnë tek cili është ai?! Fakt është që unë gjej larva, i bëj flutura dhe krahët dua t’ia përdor vetë”, ka thënë Megi.
t'i tregosh maredhenjet fansave - publikut ,s'te ben budallaqe, por me te dashur,tregon se i rrespekton fansat e s'je mendjemadhe .mesiguri ,shum VIP-e i tremben gjykimeve te opinionit , nqs "japin i cik bel" e kjo i ben "te pasinqerta" .
Sheftedinin e paska trajtuar mire marshallah ptuptuptu
Po cfare lidhje ka lajmi me foto escortash qe publikoni ,ta gezoje cekici