
Një ndërtues shtëpish që jeton në një shtëpi të vogël ekologjike që e ndërtoi me miqtë, thotë se po arrin t’i kursej 600 funte në muaj.
Chris Marsh, 40-vjeç, është mësuar të jetoj në shtëpi të vogël për më shumë se pesë vite, transmeton Telegrafi.
Shtëpia e tij e parë e vogël ishte ndërtuar nga druri dhe ishte paksa më e madhe sesa ajo në të cilën aktualisht jeton që i kushtoi rreth 50 mijë funte.
Vitin e kaluar ai ndërtoi një mini-shtëpi nga druri me 13 metra katrorë, të cilën e ndërtoi në oborrin e një miku në Riding Mill të Britanisë së Madhe.
Ky ndërtues thotë se kishte shfrytëzuar një shtëpi të marrë me qira që kishte dy dhoma, që i kushtoi 800 funte në muaj, e nëse përfshiheshin edhe faturat për komunalitë që kapnin shifrën prej 135 funte, ai kishte vështirë financiare.
Tani duket se ka bërë zgjedhjen e duhur, ku me 150 funte e kalon muajin në shtëpi e vogël.
Thotë se faturat më nuk janë të larta dhe ngrohjen e merr nga panelet solare që i gjenerojnë energji për ngrohësit.
Po cfare jane keto FUNTE, mor amani???? a nuk eshte poundi monedha britanike????
Ti quash injorantë është pak, kriminalisht të papërgjegjshëm dhe të paditur sepae përbëjnë rrezik për shoqërinë. Po Paundi (Pound) është valuta britanike por bë shqip, huazuar nga italishtja, termi i saktë është "Sterlinë". Funt e quajnë rusët e serbët dhe shqiptarët e Kosovës që e kanë marrë nga këta të fundit.
analfabet funksional, turp i madh, krimi me i madh qe po i behet ketij vendi. Po kthehemi ne origjine dmth ne shpellare.