
Një grua u përpoq të hapte derën e një avioni pasagjerësh të linjave Southwest Airlines në SHBA, teksa ishin duke fluturuar në mbi 10 000 metra lartësi, por fatmirësisht u ndalua ta bënte nga pasagjerë të tjerë dhe dy ndihmës të fluturimit.
Pasagjerja problematike u arrestua të dielën pas panikut të shkaktuar në fluturimin nga Houston, Texas drejt qytetit Columbus në Ohio teksa pretendonte se “Jezusi i kërkoi të hapte derën e avionit në mbi 10 000 metra lartësi”.
Dokumentet e publikuara nga gjykata e Arkansas thonin se 34-vjeçarja ishte ngritur nga sedilja e saj dhe eci drejt fundit të avionit ku nisi “t’i ngulte sytë derës së daljes”, thanë dëshmitarët.
E pyetur nga dikush ajo u përgjigj fillimisht se dëshironte të shikonte nga dritarja.
Gruas më pas iu kërkua të kthehej në vendin e saj por ajo shtyu punonjësin e fluturimit dhe tentoi të hapte derën e avionit.
Një pasagjere dëgjoi zhurmat e panikut nga stafi dhe shkoi për t’i ndihmuar në ndalimin e gruas, duke e mundur atë përtokë.
Por teksa ata e ndalonin, gruaja e kishte kafshuar në kofshë pasagjeren dhe refuzonte të hiqte dorë nga tentativa.
Në raportin e arrestimit thuhet se gruaja vazhdonte të kafshonte pasagjeren derisa njerëzit i futën gishtat në gojë për të liruar kapjen e nofullës së saj.
Më tej në raportin e FBI thuhet se gruaja nisi të godiste me kokë murin e avionit duke u thënë anëtarëve të shokuar të stafit se “Jezusi i kishte thënë të fluturonte drejt Ohio dhe më pas e udhëzonte të hapte derën e avionit.”
Pa arrestimit, gruaja deklaroi në polici se do të vizitonte një mik të familjes që ishte pastor në Maryland.
Ajo ishte nisur nga shtëpia pa bagazhe dhe bashkëshortit i kishte thënë se po e linte.
Ajo shtonte se kishte pësuar një atak paniku “dhe kishte bërë gjëra që normalisht nuk do t’i bënte.”
Edhe gruaja e kafshuar tha se pas incidentit pësoi atak ankthi madje doktorët i dhanë një infeksion për të parandaluar infeksione të mundshme hepatiti.
Late nam me keto artikujt click bate, as per ti perkthyer nuk i perktheni sic dihet "i dhane nje infeksion per te parandaluar infeksione"???? Ne vend qe te reflektoni histori te cmendurish nga bota shkruani ndonje gje qe nderton karakter te mire tek njerezit, ka histori frymezuese sa te duash, na cmendet me keto budallalleqe
...i dhane infeksion per te parandaluar infeksione...
Paralelizëm me atë tipen në protestën e saliut dhe goxhajt që i thoshte Gavroshit hiq trajasken . Misteri . Edhe ajo në flitirim ujkujtua , s'i sju durua xhanëm . Të ulej avioni e ti merrte leje stiuardesës me e hap ashtu për qejf e kish bo ene i vefo ( selfie ) . Kan lujt nga burgjtë .
O llum e moret edhe nje click me shume shume…. O mashtrusa ordinere … “Hapi deren” me “u mundua per ta hapur deren” jane si dita me naten …
Pastaj idhëroheni në Z.E.Rama kur ju thotë gazetarë kazani! Titulli: Pasagjerja hap derën në 10000 m. lartësi.Më poshtë, pasagjeres ju dha infeksion kundër infeksionit!!!!!
O loqet e Temes. A i redakton ndonje keto karlliqet tuaja para se ti botoni!!!