FOTO: Rezidenca luksoze dhe kopshte në “ajër”, Singapori gati për qiellgërvishtësin “super të lartë”

7 Nëntor 2022, 14:34Lifestyle TEMA

FOTO: Rezidenca luksoze dhe kopshte në “ajër”, Singapori

Singapori do të mirëpresë qiellgërvishtësin “super të lartë”,  një term që përdoret për të përshkruar ndërtesa që i tejkalojnë 300 metra.

Kulla e re, e quajtur 8 Shenton Way do të lartësohet mbi qytetin juglindor aziatik në vitin 2028 dhe brenda do të ketë zyra, një hotel dhe 34 kate rezidencash luksoze. E vendosur në një hapësirë prej 14.8 hektarë, qiellgërvishtësi është dizenjuar nga arkitekt amerikanë që ideuan Burj Khalifa, ndërtesën më të lartë të Dubait.

Frymëzuar nga pyjet e bambuve, pamjet dixhitale tregojnë forma drejtkëndore me tarraca në çatitë e tyre. Projekti do të përfshijë 9940 metra katrorë hapësirë të gjelbër në ajër, me bimë të përzgjedhura posaçërisht për të tërhequr fluturat dhe zogjtë. Më shumë se gjysma e zonave peizazh do të jenë të hapura për publikun.

 

 

 

2 Komente

  1. T
    Taulant

    Po si nuk kane turp, kane betonizuar Singaporin maskarenjt, kane zhdukur historine e tij duke shkateruar trashigimine kulturore dhe memorien e popullit. Oligarket kane blere pushtetaret dhe abuzojne me lejet e ndertimit, tamam si te ishin ne Tirane. Po jo mor jo, keta i bokan edhe tre here me te larta sesa lali eri! A ka opozite atje ne singapore qe te protestoje per betonizimin?Apo edhe ata atje i ka blere Sorosi!!! A ju qifte saliu ju qifte! Po maloke nuk ka atje qe te mos lejojne kullat.

    Përgjigjjuni
    1. Y
      Y.H

      O Taulant ti me prishe pune edhe mua se desha te komentoja.Po cfar te them me ti i the te gjitha.E kujdes se mos te shikon Saliu kur komenton.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje