FOTO: U tha se refuzoi çmimin e parë në “Fest 61”, Elsa Lila i dorëzon vajzës së saj trofeun

28 Dhjetor 2022, 13:17Lifestyle TEMA

FOTO: U tha se refuzoi çmimin e parë në “Fest 61”,

Elsa Lila ia doli të rrëmbente vendin e parë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Ajo u shpall fituese nga votat e jurisë, ndonëse publiku votoi Albina Kelmendin dhe familjen e saj për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Pikërisht për këtë arsye u përfol lart e poshtë që Elsa e kishte refuzuar trofeun që fitoi. Por, prisni kjo nuk është e vërtetë!

ëngëtarja e njohur shqiptare dhe vajza e saj janë drejtuar në zyrat e RTSH-së për të marrë trofeun. Lajmi është bërë i ditur nga një postim i Radio Televizionit Shqiptar në Instagram.

“Dhe ky trofe sot është në vendin e vet, në duart e Evitës së vogël e cila rrezaton nga lumturia teksa shoqëron të ëmën për të ndarë emocionet e triumfit të Elsës dhe “Evitës”,”-shkruhet ndër të tjera në postimin në fjalë.

 

5 Komente

  1. L
    Leo Messi

    Bravooooo Elsa e meritoj shiko vetem perpara per ate bukuroshi qe ke ne krah

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ka marre fund ky festival!

      Kenge e Elsa Liles ishte e denje vetem per festivalet e dikurshme te Kooperativave bujqesore! Vete Elsa kendoi sikur me pas do pushkatohej!

      Përgjigjjuni
      1. 3
        3a3b

        Kërkon të bëj lajm dhe të jetë në qendër të vëmendjes.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luli

          E meritoi dhe ishte kenge per ata qe e kuptojne dhe kane kulture muzikore dhe jo per ata qe pelqejne tallavane dhe injorancine qe po na mberthen per fyti.Qofsh e lumtyr Elsa

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kasanova

            Kjo duhet te lere pas faktin qe ka hequr ne jete e te shfaqet si artiste se ndryshe duket teper e goditur.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje