FOTO: “Uragani” Wanda Nara, tradhëtoi Icardin me shokun e skuadrës?

27 Janar 2023, 11:54Lifestyle TEMA

FOTO: “Uragani” Wanda Nara, tradhëtoi Icardin me shokun e

Telenovela Wanda-Icardi vijon puntatat e tyre, edhe tani që pas largimit nga Interi fillimisht dhe Paris Saint Germain më pas, dritat mbi to po zbehen dita-ditës.

Por kur historia e tyre dukej sikur po shkonte drejt harresës, ashtu si dhe performancat në fushën e blertë të sulmuesit argjentinas, një tjetër “bombë” mediatike po shpërthen së bashku me xhelozinë e ish kapitenit të Interit.

Wanda Nara mendohej se mund t’i bashkohej sërish ndaj bashkëshortit në Stamboll, ku Icardi luan me Gallatasaray, por në fakt pa postuar në rrjetet sociale foto duke pushuar në Dubai. Deri këtu asgjë e çuditshme, nga momenti që profili i saj është nga më të ndjekurit, ku vetëm në Instagram ka arritur 16 milionë ndjekësit.

Por sipas disa mediave spanjolle dhe argjentinase të specializuara në thashetheme, Wanda ishte aty për të takuar një ish-koleg të Icardit te Inter. Bëhet fjalë për Keita Balde, ish-Lazio dhe Inter, i cili luan aktualisht me Spartakun e Moskës.

Ekipi rus ndodhet pikërisht në temperaturat e larta të Dubait për t’u stërvitur, dhe sipas mediave Wanda ka shkuar enkas, pasi marrëdhënia e tyre është konkretizuar disa kohë më parë, edhe pse Keita Balde është martuar vetëm 7 muaj më parë.

Mbetet të shihet reagimi i Icardit. Në një rast të ngjashëm, që kishte të bënte me një flirt midis bashkëshortes dhe repertit L-Gante, futbollisti preu biletën për në Buenos Aires duke iu drejtuar hotelit ku mendonte se ndodhej bashkëshortja, normalisht duke u zmbrapsur nga stafi.

Ndoshta sulmuesi argjentinas po pëson ende ”mallkimin” e Maxi Lopez, ish-sulmuesit dhe mikut të tij të Sampdoria deri në 2014, atëherë kur i “rrëmbeu” bashkëshorten, pikërisht Wanda Nara.

 

2 Komente

  1. C
    Cosaaaaa ? Non c'i credo

    nuk e prisja kte nga Wanda . [maiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii ]

    1. .
      ..

      Do cuditesha nqs sdo ta kishtte tradhetuar, pasi kjo kurvllikun e ka ne gjak

      Lini një Përgjigje