FOTO: Yllin e muzikës e lë benzina në mes të rrugës, bllokon autostradën

14 Korrik 2022, 14:06Lifestyle TEMA

FOTO: Yllin e muzikës e lë benzina në mes të rrugës,

Artistes amerikane, Britney Spears i mbaroi benzina në mes të një prej autostradave më të ngarkuara me trafik në Los Angeles. Këngëtarja ka thirrur policinë për ta ndihmuar.

Burime të policisë për TMZ u shprehen se ylli i muzikës po shkonte në drejtim të jugut, kur Benzi i saj i bardhë, papritur ndaloi duke bllokur një korsi të tërë.

Mediat e huaja raportojnë se Britney i ka thënë policëve se i ka mbaruar benzina, prandaj ngeci në mes të autostradës.

Patrulla e Autostradës së Kalifornisë me të mbërritur në vendngjarje normalizoi trafikun, teksa një oficer u sigurua të shtynte makinën e këngëtares drejt një vendi të sigurtë. Forcat e rendit qëndruan me Spears, deri në momentin kur bashkëshorti i saj, Sam Asghari arriti për ta marrë.

Ju kujtojmë që kjo ngjarje vjen një javë pas kthimit në Kaliforni të këngëtares me bashkëshortin, pas muajit të tyre të mjaltit.

 

1 Komente

  1. g
    gjona nodhin

    nuk i hipet maqines me rroba banjo mi goce

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje