FOTOT: Aktorja bukuroshe shijon në maksimum pushimet në Spanjë

10 Gusht 2022, 15:30Lifestyle TEMA

FOTOT: Aktorja bukuroshe shijon në maksimum pushimet në Spanjë

Margot Robbie po shijon pushimet në Spanjë, teksa është parë duke u argëtuar në një jaht me disa nga miqtë e saj gjatë fundjavës.

Aktorja e filmit “Wolf of Wall Street”, tregoi linjat e saj trupore me bikini të verdha me vija, të cilat i shoqëroi me një palë vathë të vegjël argjendi.

Bashkëshorti i saj, Tom Ackerley, ishte gjithashtu në jaht. Dyshja, të cilët janë të martuar që nga viti 2016, duket se po i shfrytëzojnë në maksimum pushimet e tyre verore.

Kujtojmë se sukseset e kanë shoqëruar për gjatë gjithë vitit aktoren. Kohët e fundit ajo u bë aktorja më e paguar në Hollywood.

Lini një Përgjigje