FOTOT: Bota nënujore e sjellë në tokë, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj nuk kursejnë për ditëlindjen e vajzës

13 Korrik 2022, 13:09Lifestyle TEMA

FOTOT: Bota nënujore e sjellë në tokë, Bes Kallaku dhe

Dita e djeshme, data 12 korrik ka përkuar me ditëlindjen e Ajkës, vajzës së Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj. 

Vajza e dyshes ka festuar 4-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të veçantë për të voglën e tyre nuk munguan as urimet më të ndjera nga mami Xhensila dhe babai Besi. Përpos kësaj çifti i artistëve kanë organizuar edhe një festë madhështore për të përmbyllur siç duhet ditëlindjen e katërt të vajzës së tyre.

Bota nënujore e sjellur në tokë. Ky ishte koncepti i ditëlindjes së Ajkës, ku mbizotëronte imazhi i sirenave, madje dhe vetë Ajka ishte e veshur si një e tillë.