FOTOT: Djali i Robert Aliaj i fiksuar me bukuroshen shqiptare. “Je vajzë shumë e bukur, pimë një kafe?”

25 Prill 2022, 13:41Lifestyle TEMA

Kristi Aliaj, djali i Robert Aliajt u bë pjesë e emisionit “Love Story”, për të gjetur dashurinë në ekran, por i dha fund rrugëtimit të tij në program pak kohë pasi u bë pjesë. Ish-konkurrenti ka zbuluar së fundmi se kush është një nga vajzat më seksi të showbizit shqiptar sipas tij madje e ka ftuar atë në një takim.

I ftuar në “E Diell”, teksa po zhvillonte një lojë në një nga rubrikat e emisionit, atij iu kërkua të ftonte në takim një nga vajzat më seksi të showbizit sipas tij. Ai tha emrin e modeles Oriola Marashi, të cilës i shkruajti një mesazh në Instagram.

“Përshëndetje Ori, më je dukur gjithmonë vajzë shumë e bukur, shumë cute (e këndëshme). Hajde pimë një kafe.”- thuhej në mesazhin që ai i dërgoi. Edhe pse gjithçka ishte në kuadër të lojës, Kristi nuk e fshiu mesazhin, duke pritur kështu një përgjigje.

Pak javë më parë Kristi u largua nga “Love Story”. Ai tregoi më pas arsyen pse u largua nga ky program, duke thënë se në atë emision shumë personazhe ishin të shtirur e situatat ishin të stisura dhe se preferon gjërat e vërteta. “Debate koti dhe debate fallco. Personazhet ishin shumë të shtirur dhe fallco”, ka deklaruar Aliaj.

Gjithashtu Kristi ka thënë se i pëlqen bota e televizonit dhe po përgatit një projekt ku mendon se mund të jetë producent për të bërë një reality.

2 Komente

  1. S
    Shum bukur ...te rinj shqiptare jane te dy perse j

    Perse mos ta pine nji kafe te dy jane shqiptare e jo ta pine ate , por ta shijojne edhe Omelsinen na pas . Robi , i paska injektu shijet e duhura djalit te tij teper simaptik Kris . Dikush duhej te veri ne sken kengen e dy vllezneve Korcare aq te bukur ah .si e ka titullin ? Jepe ~ Jepe :)))) I uroj nga zemra ciftit shume kenaqsi ,mos ja humbni nji shanc te tille jetes ,o gjynaf ,mos me vadit jeten (aaaaaaaaah diop mio sto morendo )

    Përgjigjjuni
    1. R
      Roberto

      Po akoma merreni me keta njerez??? Ky eshte akoma me bryl se i jati. Koqe kandari komplet. Kerkon Oriola Marashin. Hahhaaa

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje