
Artistja e njohur Miley Cyrus sapo u dha fund thashethemeve se është në lidhje me muzikantin Maxx Morando. Me një puthje pasionante 29-vjeçarja konfirmoi romancën e re me 23-vjeçarin.
Dyshja u panë duke dalë së bashku të enjten teksa qëndronin në një trotuar në West Hollywood. Këngëtarja e “Wrecking Ball” u pa duke u përqafuar me Morandon teksa ata nuk munguan edhe puthjet me pasion.
Ndërsa marrëdhënia e dyshes është në fillimet e tij, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për prindërit e Cyrus, të cilët kanë bërë kërkesën për divorc për të tretën herë.
Sipas medias rozë Page Six Tish Cyrus ka dorëzuar dokumentet për t’u ndarë nga Billy Ray Cyrus pas 29 vitesh martesë. Dyshja kanë paraqitur edhe më pare kërkesën për divorc në 2010 dhe 2013, por në të dyja rastet ata i hoqën.
Dyshja kanë së bashku katër fëmijë përveç Mileyt: Brandi, 34, Trace, 33, Braison, 27 dhe Noah, 22 vjec. Nga ana e saj, Miley ka qenë e martuar me Liam Hemsworth nga viti 2018 deri në vitin 2020 dhe për herë të fundit ishte në një romancë me Cody Simpson.
Lini një Përgjigje