FOTOT: Meghan Markle ekspozon koleksionin e shtrenjtë të bizhuterive

20 Tetor 2022, 15:50Lifestyle TEMA

FOTOT: Meghan Markle ekspozon koleksionin e shtrenjtë të bizhuterive

Meghan Markle u rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas një interviste që ka dhënë për revistën prestigjioze “Variety”. Dukesha e Sussex-it foli për gjithçka nga dashuria për Princin Harry te pikëllimi për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth, e cila ndërroi jetë në fillim të Shtatorit.

Megjithatë, “rebelja” e familjes mbretërore spikati me bizhutë që kishte zgjedhur dhe që kapnin vlerën 7681 £. Krahas intervistës së thelluar, Meghan pozoi edhe për foto në kopshtin e fermës San Ysidro, ku shfaqi koleksionin e saj mahnitës të byzylykëve, unazave dhe vathëve.

Për kopertinën e revistës, nëna e dy fëmijëve pozoi me flokë të kapura ndërsa mbante në qafë një varëse prej ari Jennifer Fisher, e cila është në dispozicion në internet për 312 £. Ish aktorja kombinoi fustanin e saj Galvan 1395 £ akuamarin Satin Tieneck me një palë vathë rreth 210 £.

Për intervistën me video, Meghan veshi një këmishë të zezë saten dhe stiloi flokët e saj me valëzime. Së bashku me vathët të markës Cosmpolitan prej 345 £, dukesha zgjodhi unazën e Khiry-t “Khartoum II”, e cila shitet me pakicë për 510 £. Mbante gjithashtu një unazë që kushton rreth 415 paund.

Për të njëjtin look, ajo mbante në krahun e djathtë një byzylyk floriri Jennifer Fisher ‘Globe’, i cili kushton 889 £.

 

2 Komente

  1. G
    Gogoli

    Na cate karin, e ku janë këto të shtrenjta? Ajo para ka plot dhe aq është modeste. Ngelët fshatarë gjithë jetën, nuk bëheni ju joooooooo

    Përgjigjjuni
    1. f
      fukaraji

      Kjo dhe me flori te lyhet duket si zorre...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje