FOTOT: Modelja e famshme i lë pak vend imagjinatës me veshjen transparente

18 Maj 2022, 12:51Lifestyle TEMA

FOTOT: Modelja e famshme i lë pak vend imagjinatës me veshjen

Kylie Jenner ka gjetur mënyrën më të duhur për të promovuar produktet e saj më të fundit të “Kylie Skin”. Të martën, modelja e famshme ka postuar në “Instagram” disa poza ku shfaqet mjaft provokuese.

24-vjeçarja mori gjithë vëmendjen e 5.6 milionë ndjekësve në profilin e “Instagram”-it të “Kylie Skin”, pasi u shfaq e veshur me një body transparent, ngjyrë lejla.

Me pozat seksi, nëna e dy fëmijëve paralajmëroi se produktet më të reja do të dalin në treg javën e ardhshme.

Kujtojmë se fillimisht Kylie themeloi kompaninë e saj të kozmetikës në vitin 2015, me kompletet e saj për buzët. E që atëherë ajo ka përfshirë edhe produkte të tjera, duke përmendur kujdesin e lëkurës apo produkte për fëmijë dhe rrobat e banjës.

2 Komente

  1. E
    Esmerke moj ,sybukur moj sa shuuum t'

    Esmerkat jane te omla si mjalti :P

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arjan

      me falni per fjalorin por ikni e gamisuni me gjithe keto foto...Nuk keni me ca mbushni gazeten? Mbeten keq njerezit per te pare keto foto kur ka me bollek kudo. Pse ore keshtu fitohen klikimet? Apo paraja mbi gjithshka? Hajde Mero Baze ku e ke pasur gazeten e ku e ke...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje