
Modelja Beniada Nishani, ka publikuar sot disa video në “Instastory” ku tregon një shqetësim të saj. Madje ajo ka një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Ajo ka zbuluar se deri tani ka marrë 4 gjoba dhe të 5 e mori ditën e sotme. Kjo për shkak se nuk ka një garazh apo vend ku të lërë makinën te lagjja ku ka shtëpinë dhe e parkon në një vend ku nuk lejohet.
“Doja me thënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos foton e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë.
Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi. E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba.
Do gjej një parkim ku ta vendos makinën se këtu te lagjja janë të shitura garazhët. Do vazhdoj të marr gjobë”, shprehet Beniada.
Po kujt po plas se ske garazh ,nuk ke vend me e parku ,shko ne kembe ,
Shit makinen e leviz me taksi ose biciklete. Ose vazhdo paguaj.
DEBILE, JOTJA S'JEPKA BEZDI PO NE iTALI S'TA VENDOS NJERI?!
Pese gjoba ,pese gojore ,pastaj lere ku te duash dhe ne mes te rruges ,sharabajge
Alamet kuocient zgjuarsie paske moj xhane...