FOTOT: Pse vajzat e motit në 'televizionet kryesore' në Shqipëri, shfaqen me veshje provokuese?

12 Tetor 2022, 12:42Lifestyle TEMA

FOTOT: Pse vajzat e motit në 'televizionet kryesore' në

Media shqiptare, ashtu si në shumë vende të tjera të botës, përballet me transformimet teknologjike, ndryshime të ndodhura në histori që nga epokat e lashta e deri në ditët e sotme, kanë patur efektin e tyre në industrinë e përdorimit të informacionit.

Televizionet kombëtare private në Shqipëri përveç ndryshimeve dhe evoluimit në teknologji, kanë filluar ti kushtojnë vëmendje parashikimit të motit me vajza të bukura me veshje provokuese.

Disa nga televizionet kryesore gjeneraliste dhe informative në Shqipëri kanë zgjedhur që parashikimin e motit, t’ia besojnë vajzave të bukura me veshje provokuese. Kuratorja e imazhit, Linda Kalemi në një intervistë televizive në 'EuroNews' u shpreh se nuk është faji i moderatoreve të cilat japin parashikimin e motit me veshje provokuese, por i televizioneve.

“Nuk është faji i vajzës në fjalë. Nuk është një kulturë, nuk ka një edukim të kodit të etikës: është skandal. Prandaj ndodhin këto, nuk janë profesionistët. Stilisti nuk mjafton për të rregulluar imazhin e dikujt, është vetëm për veshjen”, është shprehur Kalemi.


Avokatja Dorina Prethi në rrjetet sociale, vinte theksin tek fakti që vajzat e zhveshura dhe provokuese që japin motin në shumë televizione shqiptare, nuk janë një shembull i mirë për të miturit, madje as për familjarët.

Mediat kanë për detyrë që përmbajtja e tyre të jetë jodiskriminuese dhe të shmangë stereotipet. Shumica e televizioneve kanë interesa biznesi dhe përfitimi që arrihen edhe në sajë të publikimit të këtyre video për transmetimin e parashikimit të motit.

‘Kur njerëzorja kthehet në mall, objektifikimi zëvendëson feminilitetin, dhe dhuna zëvendëson lejimin, ndërkohë që fjalët dhe fotot kthehen në forma të përvetësimit’, shkruante Catharine MacKinnon, studiuese e çështjeve gjinore dhe autore e disa librave.

Për sa kohë vajzat dhe gratë do të portretizohen si objekte, në mënyrë të vazhdueshme, gjatë gjithë kohës e në çdo formë në media, kjo do t’i inkurajojë djemtë dhe burrat, t’i konsiderojnë ato si objekte në jetën reale./VoxNews

 

18 Komente

  1. o
    oooo Llazi !

    krye debile

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vajzat

      Jo vetem me veshjet e tyre,por edhe pozicionet qe marin duke treguar te pasmet,nuk di se cfare lidhje kane me motin,vec injorim

      Përgjigjjuni
      1. N
        Një mashkull

        Pikërisht, kështu.

        Përgjigjjuni
      2. t
        tony

        Ky reklam biznesi per oferta marramendese te femrave te shou Bizit nga kriminelat deri tek politikanet eshte kethyer ne nornalitet tek ne , fakti sa kemi degjuar dhe degjojme si visi i martinajve kaloi naten e fundit me misin shqiprtar tregon nje degradim moral te pjeses dermuese te kombit tone. Nuk jane vetem vajzat qe japin kohen por shume emisione te turpershme si banaliteti perputhen , big brodher ose festivalet e radio tv shqiptar we mbas viteve 90 jane kethyer ne treg shitjje persnole si thoshte i modhi Agim Krajka keto nuk jane konkurim per muzike por konkurim kush te ekspozoje me shume trupin. Pra te gjitha keto dukuri te turpeshne qe jepen ne emisione publike ndikojne ne ç'edukimin ebrezit te ri nje fenomen mjaft negativ o

        Përgjigjjuni
        1. b
          bigbrothes seks TV

          mos ja fusni kot tani . ne BB s'eshte qir Live anji - tony

          Përgjigjjuni
        2. X
          Xhindi

          Perse ja keni fshehur syte? Mos jane minorene? Dava kurvash jane.

          Përgjigjjuni
          1. h
            hako

            Pse cfare do te shfaqin ? kerkimet shkencore?. Aq kane dhe aq tregojne.

            Përgjigjjuni
            1. A
              Alessio

              Vajzat qe paraqesin motin ne disa televizione shqiptare ,perdridhen si kurva dhe vishen si prosituta.

              Përgjigjjuni
              1. M
                Martin

                KOHA (Weather)eshte program qendror ne televizionin qendror NBC dhe lokale ne SHBA, pasi jepet ne cdo ore dhe, kur ka perkeqesim te motit, nderpriten edhe programet e tjera. Punonjesit jane meteorologe profesioniste dhe te veshur ne menyren me zyrtare. Programe te tjera te perditshme, me nje shikueshmeri te larte, jane: "The Doctors", Dr. Phil (psikologjik dhe pedagogjik) etj. per te mos u zgjatur. Ne Shqiperi vazhdon niveli i ulet i edukates qytetare dhe shfaqen pamjet me nxitje seksuale pa vend ne programe serioze dhe shkencore.

                Përgjigjjuni
                1. U
                  Universi shprsa ime

                  Po kshtu I vesh redaksia. Ato njuk kan vot mendimi e as verified. Sa më shum byth e gjokse jasht aq më interesante bëhen lajmet. E sidomos ato të fiksit apo të stop. Jan katallogu i TV për politikanët , " biznesmenët " dhe ambassadors. Kurvlliku ësht biznesi më i laasht

                  Përgjigjjuni
                  1. D
                    Dhe pastaj ? Un s'kam asgje kunder :P

                    E gjitha ai aktrim qi vajzat me format /levizjet e veshjen e tyre seksi ne TV bejn ,gjat prezantimit te Motit , osht nji perkedhelje Erotike me ja ngorh teleshikuesit temperaturat e brendeshme edhdhdhdhddheeee kur Moti jashte eshte brrbrrrrrrrr acar i ftoht (!) (Kaq te mendim_hidhur , me Sheqerkat s'duhet me qen )

                    Përgjigjjuni
                    1. U
                      Ur mom

                      Qeke kokrra e perversit .po emrin si e ke, nertil?

                      Përgjigjjuni
                    2. B
                      Bobi

                      Jua bene cope k..... pronareve te tv dhe miqve te tyre te biznesit

                      Përgjigjjuni
                      1. s
                        s

                        edhe ju me cfar merri me ato vajza qe nuk prishin pune ne nuk shohim se cfar do hame per darke po duam te shohim si vishen vajzat

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          rustemi

                          ne nuk shohim se nuk kemi cfar te hame per darke po shohim provokimet e gocave

                          Përgjigjjuni
                          1. J
                            Jani

                            Smerr vesh gje nga moti fare.

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              Elio

                              Kush i njeh jasht televizionit, mendon se veshja u shkon në atë pjesë të emisionit. Ca shtrembëse si karikatura manikinash, kërkojnë vëmëndje tek ata që i marin në punë për punë. Hiqu atyre se nuk shikon më njeri kohën në klan apo në tv.

                              Përgjigjjuni
                              1. A
                                Ajsi domi

                                Po Shqiperia ma lloj lloj qeniesh gjen ????

                                Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje