FOTOT/ Rita Ora surprizon në 'Emmy 2025': Transformimi që mahniti tapetin e kuq

15 Shtator 2025, 09:45Lifestyle TEMA
FOTOT/ Rita Ora surprizon në 'Emmy 2025': Transformimi që

Rita Ora shkëlqeu në tapetin e kuq të edicionit të 77-të të “Emmy Awards 2025”, duke u kthyer në një nga yjet më të komentuar të mbrëmjes.

Këngëtarja me origjinë shqiptare surprizoi publikun me një transformim total në pamje, duke u shfaqur bjonde platin me balluke të shkurtra e të shkujdesura. 

Pamja e re u shoqërua me një fustan luksoz Miu Miu ngjyrë të verdhë të hapur, të zbukuruar me detaje të bardha dhe një çarje të thellë, i kombinuar me sandale me rripa argjendi dhe një çantë të artë Miu Wander. 

Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora befasoi me ndryshimet e saj të guximshme në stil. Ajo më parë ka eksperimentuar me prerje 'pixie-mullet' në “Fashion Awards 2024” dhe me flokë të zinj e balluke ultra të shkurtra në fillim të vitit.

Krahas saj, bashkëshorti Taika Waititi, i nominuar këtë vit për serialin “Reservation Dogs”, u shfaq me një smoking elegant të bardhë me detaje sateni dhe syze me xhama të errët, duke përforcuar imazhin e çiftit si një nga më stilistët e skenës ndërkombëtare./ E.K

2 Komente

  1. A
    Asd

    Ne presim te shkelqeje per kenge; Per shale ka te tjera qe te mahnisin.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edlira

      Kur nuk ke gje me vlere per te thene apo shtuar,me mire hesht dhe injoroje lajmin e pavlere sesa te shkruash idiotizma...Trendeline dhe kenge! Idiotizma mashkullore tipike.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje