FOTOT virale/ Cristiano me Georginën në momente intime gjatë pushimeve në Saint Tropez

3 Shtator 2024, 12:11Lifestyle TEMA

FOTOT virale/ Cristiano me Georginën në momente intime gjatë

Cristiano Ronaldo është fotografuar teksa prek me pasion të pasmet e partneres së tij, Georgina Rodriguez, ndersa po shijojnë pushime romantike në Saint Tropez, mbi një jaht luksoz. Foto të cilat po bëjnë xhiron në rrjet. 

39-vjeçari po kalonte disa ditë relaksi në jug të Francës, për t’u bërë gati për sezonin e ri në Arabinë Saudite. Portugezi ishte kthyer në Europë pasi mori pjesë në shortin e Champions League gjatë javës së kaluar, që u zhvillua në Monte Carlo dhe përfitoi për të bërë edhe disa ditë plazh.

CR7 mori një çmim gjatë ceremonisë si golashënuesi më i mirë i historisë së kompeticionit, ku ka realizuar 140 gola në 183 ndeshje.

Ronaldo dhe Georgina jetojnë aktualisht në Arabinë Saudite, ku portugezi luan për Al-Nassr. Të dy po rrisin 5 fëmijë bashkë, edhe pse nëna e djalit të madh, CR7 Junior nuk është zbuluar kurrë dhe dy binjakët janë lindur përmes surrogacisë.

1 Komente

  1. M
    Marinela

    Po kur dhjesin a i ndjekin fotografet keta?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje