VIDEO/ “Kur do të martohet Mira?” – Pyetja e parë që nëna e Mira Muratit i drejtoi inteligjencës artificale

3 Shtator 2024, 11:01Lifestyle TemA

Mira Murati, shefja e teknologjisë së OpenAI, kompanisë që ka ndërtuar sistemin e inteligjencës artificiale ChatGPT, ka treguar se pyetja e parë që nëna e saj i bëri ChatGPT-së ishte se, “Kur do të martohet Mira?”

Gjatë një interviste në Festivalin Cannes Lion 2024, Murati, e cila është me origjinë shqiptare, tregoi se si e motra i spiegoi nënës së tyre se çfarë ishte inteligjenca artificiale dhe se mund ta pyeste për gjithçka edhe në shqip.

Pyetja e parë e nënës ishte se kur do të martohej e bija. Një pyetje, të cilës e motra iu përgjigj me humor, “Mama, nuk mund të bëjë mrekulli. Është vetëm inteligjencë artificiale.”

Kjo pjesë e intervistës e publikuar fillimisht në rrjetin social X, është kthyer tashmë në virale. Një komentues e cilësoi si “Biseda më tipike me një nënë shqiptare.”

Mira Murati iu bashkua OpenAI në vitin 2018 dhe qysh atëherë ka qenë instrumentale në zhvillimin e mëtejshëm të sistemeve të inteligjencës artificiale. Lidershipi i saj është vlerësuar nga drejtuesit e disa prej kompanive më të mëdha teknologjike, përfshi edhe Satya Nadella, CEO i Google.

12 Komente

  1. B
    Buda

    Eh, nenat shqiptare nuk e dine se filozofi Frederic Engels e ka thene qysh para dy shekujsh se familja do te shuhet...

    Përgjigjjuni
    1. N
      No Name

      Sa te mbaroj pershtatjen e legjislacionit shqiptar me ate te BE me ane te Chatgpt sipas kerkeses se Edi Rames. Atehere Mira do martohet

      Përgjigjjuni
      1. .
        .

        Shume e lezetshme, simpatike dhe jashtzakonisht e zgjuar. Keto jane vajzat shqiptare me te cilat krenohemi. Kjo eshte shembull per tu marr nga vajzat ketu ne Shqiperi, jo grupi i dubait dhe jetes lluksoze te arritur me turp.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arqile

          Mesoni e shkruani shqip se na merzitet.C fare do te thote qysh athere ka qene instrumentale etj.Me njeren ane ju qe u larguat dhe haruat gjuhen nga anas tjeter kosovaret me ate shqipen e rende e sipas krahinave.Dreqi e mori punen tone.kombi ka nje gjuhe qe duhet ta flase te njejte e te kuptueshme.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arqile eshte mese normale !

            Arqile ri urte eshte mese normale ! po ti mbase je me Origjine Greke apo ! jo ? Nese po ! me kujtohet nje Arqile tjeter nese sje ti ! qe ka qene Spiune i Sigurimit dhe i Greqise dhe sote eshte po spiun i Greqise...ka vene dhe pasuri derri !

            Përgjigjjuni
            1. A
              Arqile eshte mese normale !

              Arqile ri urte eshte mese normale ! po ti mbase je me Origjine Greke apo ! jo ? Nese po ! me kujtohet nje Arqile tjeter nese sje ti ! qe ka qene Spiune i Sigurimit dhe i Greqise dhe sote eshte po spiun i Greqise...ka vene dhe pasuri derri !

              Përgjigjjuni
            2. B
              Ben

              Kinge, yll boteror, bravo ????

              Përgjigjjuni
              1. o
                osumi @hotmailil.com

                keq flet, pa lezet

                Përgjigjjuni
                1. O
                  O

                  Punon e ben gjëra me shumë lezet, pse s'të thotë goja gjëra të mira për një gjë që duket o osumi

                  Përgjigjjuni
                  1. N
                    Nina

                    Shumë simparike dhe sidomos mënyra se si e spjegon me humor. Mirë thonë humori është për njerzit e mençur. Krahasojeni pak me këto VIP tona, o Zot idiotet si në muzikë, tv dhe në politik, nuk e di pse këtu për pak gjë njerzve ju mbushet mendja se kushefi çbëjnë, luanërat me shoqe apo albanërat, apo gridërat e tmerrshme çfarë ndryshimi.

                    Përgjigjjuni
                    1. l
                      loti

                      Cte bej e jema? S pyet dot bijen se kur do martohesh po pyet CHATGPT. Bija ja ka dedikuar jeten zbulimit te ksaj teknologjie te re.

                      Përgjigjjuni
                      1. K
                        KURVARI

                        Nena: kur do martohet Mira? AI" Kur ti doje bira

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje