Aktorja e famshme tregon se ka rrënjë shqiptare, flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

2 Shtator 2024, 14:16Lifestyle TEMA

Aktorja e famshme tregon se ka rrënjë shqiptare, flet me krenari

Su Burcu Yazgi Coskun është një nga aktoret më të pëlqyera turke, e njohur veçanërisht për rolin e saj si Asiye Eren në serialin “Kardeslerim”, që i ka sjellë asaj famë të madhe. Kohët e fundit, në një intervistë, ajo zbuloi se ka lidhje familjare me Shqipërinë, pasi nëna e saj është me origjinë shqiptare.

Gjatë intervistës, kur u pyet për mendimin e saj mbi traditat shqiptare, Su Burcu shpjegoi se familja e saj ka një përzierje origjinash. Ajo tregoi se nëna e saj është shqiptare, por që ka emigruar në Karadeniz, ndërsa babai i saj është nga Antalia. “Në shtëpinë tonë kemi shumë tradita shqiptare, si veshjet dhe gatimet,” tha ajo.

Aktorja përmendi disa nga ushqimet që përgatiten në familjen e saj, si mish me oriz të gatuar me domate dhe pulë të pjekur në furrë, si dhe byrek me presh, duke i përshkruar këto si shumë të shijshme.

Përveç rolit të saj në “Kardeslerim,” Su Burcu Yazgi Coskun ka marrë pjesë në një sërë projektesh të tjera dhe ka ndërtuar një bazë të madhe ndjekësish, me mbi pesë milionë ndjekës në Instagram.

Aktorja e famshme tregon se ka rrënjë shqiptare, flet me krenari

4 Komente

  1. k
    kodraSadikit

    Shqiptareve atj jua kan sakatose emrat e mbiemrat !!Mos te flasim per shkolla shqipe sepse eshte tabu teme ose kta te shkretet as sguxojne te kerkojne shkolla shqipe !!

    Përgjigjjuni
    1. x
      xhambazi

      Nje foto e thjeshte ,jo si keto qe s lene gop dhe gjokse pa nxjere

      Përgjigjjuni
      1. K
        KURVARI

        Mua me shume me pelqejne frutat e saj sesa rrenjet

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pickaxhiu

          Frutat ka kush ja ha ndersa rrenjet te mbetshin ne fyt lol

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje